• |
ide | kryesore

Ngjarjet në Veri / Ramës i mbahet goja për Vuçiçin

Arkiva, Kryesore, Lajme



Pasi heshi në mënyrë të çuditshme për pothuajse 24 orë për kërcënimet, shantazhet, bllokimin e rrugëve dhe shtënien me armë nga serbët e veriut të Kosovës, kryeministri Rama vendosi ta heqë qafe këtë patate të nxehtë si një temë dytësore, gjatë konferencës së shtypit me kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez.

Por, ndonëse me shumë më tepër vonesë sesa edhe faktorët asnjëanës, Rama bëri edhe një paraqitje të shtrembëruar të situatës. Ai e trajtoi ngjarjen si një pakënaqësi të serbëve lokalë që “për arsyet e tyre”, nuk duan të zbatojnë marëveshjet e dakortësuara në Bruksel, për reciprocitetin.

Lexo me tej:

Ballkani i hapur, shqiptarët të shqyer/ Si i ndau Vuçiç, Tiranën dhe Prishtinën

Po të shikohet me kujdes teksti i fjalëve që tha shefi i qeverisë së Tiranës, aty lexohet qartë ngërçi për të demaskuar politikat ekstreme të Vuçiçit. Sepse ndryshe nga ç’e dinë të gjithë dhe nga sa thotë në unison klasa politike në Kosovë, që e sheh regjimin e Beogradit si arkitektin dhe manipuluesin e serbëve lokalë për të mbajtur të ndezura tensionet, kryeministri i Shqipërisë e vuri peshën e fajit mbi ta dhe jo mbi Beogradin.

“Unë i bëj thirrje autoriteteve në Beograd, Presidentit të Serbisë që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie për grupe të caktuara në Veriun e Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që jo vetëm duhet zbatuar por është e vlefshme për t’u zbatuar për t’i dhënë më shumë besueshmëri dialogut” tha Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez.

Pra ai e shikon Vuçiçin thjesht si justifikues apo krijues alibish për krimet që serbët lokalë kanë vendosur të bëjnë “për arsyet e tyre” dhe jo si organizatorin dhe frymëzuesin e të gjitha trazirave. Dhe për këdo që e kupton diplomacinë dhe nuancat e saj kjo nuk është thjeshtë një diferencë e vogël leksike.

Konflikti i targave/ Sa të ndryshme reagimet e Ramës dhe Vuçiçit! (deklaratat)

Natyrisht, në pikat e tjera Rama tha se ishte 100% me qeverinë e Kosovës për vendosjen e reciprocitetit, se marëveshjet e firmosura në Bruksel duhej të zbatoheshin dhe se Albin Kurti bëri mirë që dëgjoi ndërkobëtarët për ta shtyrë edhe me një muaj vendosjen e masave të reciprocitetit. Por thelbi ngelet se ai nuk ka fuqinë tu thotë qytetarëve të tij të vërtetën për sa i përket Aleksandar Vuçiçit. Rama nguroi ta etiketonte presidentin serb ashtu sikurse e njeh gjithkush si njeriun e fortë që kontrollon serbët lokalë, por e zbuti rolin e tij duke e paraqitus si justifikuesin e krimeve që i bëjnë të tjerët.

Intervista/ Rama në mbrojtje të Vuçiçit: Nuk i duhet bërë Serbisë presion për sanksionet”

Një mënyrë e tillë shprehjeje mund të trjtohej edhe si mungesë vëmendjeje apo lapsus, nëse tashmë qëndrimet e zbutura ndaj presidentit serb nuk do të ishin bërë rrugë. Por kur dihet se shefi i qeverisë shqiptare i bën thirrje liderve perendimorë të mos tregohet të ashpër ndaj refuzimit të Serbisë për ti vënë sanksione agresorëve rus, kur ai fajëson Prishtinën për ngecjen e dialogut me Beogradin, kur ai s’ka guxuar kurrë të përdorë për Vuçiçin, akuzat, cinizmin dhe talljet që nuk i ka kursyer për pjesën më të madhe të liderve të Kosovës, kuuptohet më lehtë se asgjë nuk është e rastësishme. 

©Lapsi.al

 

 

 



56 Comments

    1. Lapsi si perhere si i mbyturi pas fijes kashtes. Sajon narrativa te paverteta ne menyre timzare. Doni dhe lishtet ju baxhella

  1. Lexoni dhe kuptoni se kush ja do te mirn kosoves
    “Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm rajonal dhe evropian, ajo duhet respektuar. Njohja e Kosovës nga vendet evropiane që ende nuk e njohin atë është e rëndësishme. Pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të sigurtë. Çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj këtij realiteti është i mirëpritur prej nesh. Ne e çmojmë dhe promovojmë dialogun Kosovë – Serbi. Ky dialog është një sukses evropian” – deklaroi Rama.

    1. E ka fajin Fuga qe kur rishikoi fjalimin nuk i tha qe kishte harruar te permendte Integritetin Territorial dhe Kufijte e Paprekshem te Kosoves

    2. Pjelle e bythes proletare me sifilis dhe gonorre sllavesh zoofile.
      Edhe rameshurra ine i ndriture
      Edhe buzevichi i kurves serbe.

  2. Ne do e suportojm kosoven deri ne fund sic kemi bere gjithe keto vite por dhe do perpiqemi qe te mbushim mendjen disa shteteve s Spanja qe ta njohin kosoven so shtet te pavarur

  3. Me vjen Mir qe ne jemi shteti I par qe jemi ne mbrojtje te kosoves dhebpo perpiqemi qe shume shtete ta njohin kosoven si shtet te pavarur

    1. Shume mire ben kryeministri yne qe e mbeshtet Kosoven dhe sa here i jepet mundesia e permend qe Kosova te njihet si shtet i pavarur

    2. Shume mire beni Edo qe e perkrahni Kosoven e sa here ju jepet mundesi e permendni qe tenjihet si shtet i pavarur

  4. Ta shpall dhe zyrtarisht Open Ballkan te vdekur, se ska nevoje te flas tjeter gje. Kaq kerkojme nga ky. Gjuaji dhe plumbin e fundit asaj kufome, tashme te vdekur, qe e bashkekrijove dhe ti, te quajtur Open Ballkan. RIP OPEN BAllkan. Se shpejti dhe RIP SERBIA

    1. Nuk e di ca lajmesh jo te verteta shkruhen per Ramen,por ai eshte lider qe cdokush do donte ta kishte ne krye te vendit

      1. Aner nese nuk di ca lajmesh shkruhen te apo pa verteta pse flet? Apo me pages nje fjal te mire per udheheqesin . Flasin faktet per bemat e ketij qelbsi nuk po fsheh gje ai

  5. Ja keni qr me ket lajm qe keni bo , ai shkoi e foli per kosoven gjys ore ti thu i dridhet zeri ndaj serbise

  6. Sa çudi ? Se ky faktikisht e do Shqiperine , e do Kosoven , e do Çamerine por shet territore ne kosove , shet detin dhe shet shqierine per pushtetin e tij .

  7. Tradhtar, partia tije eshte forumaur nga Serb e Rus historikisht. Pushtetet ne Shqiperi i merr vetem me dhune 1945, 1997, 2011

    Eshte gati ti uli breket dhe tja beje Serbia, Arabia, Turku, Greku, Amerikoni, Inglezi vdes, maro nga eksitimi 🙂

    Nuk di me vdes me nder, se nuk ka nder, komb fe dhe atdhe.

    Sahanlepiris dhjaks.

  8. Lapsi ja paskeni fut pordhes se ai tha komplet te kunderten e kesaj qe stisni ju me zor. Po hajt me, konviktora jeni ju

  9. Paska shpërthyer stili patronazhist i medemek “komenteve”.
    Janë nja dy persona që postojnë me emra të ndryshëm, kryesisht femra, meqë Ramës i është mbushur mendja se “femrat ngordhin për te”, me të njejtën përmbajtje, me ndryshime të vogla, e me emra të ndryshme femrash, përbetohen se dymetroshi është patrioti më i madh i shqiptarëve, pikërisht në kohën kur ai ngul këmbë që Shqipëria e Kosova me Ballkanin e Hapur, të hyjnë në grazhdin e Serbisë së madhe me buzviç Vuçiçin në krye.

  10. Po mire Rama se llogarit milionat e tij,kur behet fjale per atdheun,por keta legenat e bodrumeve te bashkise,kane ndopak dinjitet,kur mbrojne Ramen kunder FAMILJES SE TYRE (SHQIPTARISE) per nje rroge miserabel?
    Apo jane bangladeshas,qe perdorin emra shqiptare dhe flasin nepermjet Google Translate?

  11. Mjafton të drejtoheni në raftin e duhur ku keni të shkretin Filip Talo viktima e shokut të shkollës Ilir Meta! Aty do të gjeni si studenti i Ekonomikut, spiuni i dhjetorit, Ilir Meta pajisej nga Sigurimi i Shtetit me përgjues në trup për të marrë në qafë shokët e tij.Masturbim total nga shpellkaret e spiuneve salih metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *