• |
ide | kryesore

Raporti i OKB: Rreth 1 në 3 shqiptarë vuajnë nga pasiguria për ushqim, më e larta në Europë

-Instant, Lajme, Të fundit



Rreth 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria për ushqim për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera. Të dhënat e fundit në raportin “Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerit në Botë në 2022” publikuar nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi në Kombet e Bashkuara vlerësojnë se mesatarja në vitet 2019-2021 e përqindjes së popullsisë që bien në treguesin e emërtuar si “prevalenca e pasigurisë ushqimore” është 30.9 për qind. Kjo mesatare është ulur në raport me vitet 2014-2016 kur përqindja ishte 38.8 për qind.

Nëse këtë përqindje e ndajmë dhe marrim vetëm pjesën e atyre që kanë pasiguri ushqimore të rënduar treguesi që regjistron Shqipëria është 7.7 për qind për tre vitet e fundit. Ky tregues ka shënuar gjithashtu përmirësim në raport me anketën paraardhëse kur rezultati ishte 10 për qind e popullatës. Në rajonin e Europës Jugore ku llogariten një sërë shtetesh, vendi ynë është ai që ka nivelin më të lartë të popullatës që kanë pasiguri ushqimore të lehtë apo më të ashpër. Maqedonia e Veriut llogarit 20.9 për qind të popullatës në vitet 2019-2021 ndërkohë që Serbia 14.1 për qind. Pas tyre vjen Mali i Zi me 14 për qind, Bosnjë-Hercegovina me 12.6 për qind dhe Kroacia me 11.4 për qind. Europa Perëndimore e ka këtë tregues vetëm 4.4 për qind.

Treguesi i prevalencës së pasigurisë ushqimore të moderuar ose të ashpër. Raporti shpjegon se çfarë është në fakt ky tregues dhe si llogaritet. “Prevalenca e pasigurisë ushqimore e matur nga shkalla e eksperiencës së pasigurisë ushqimore Përcaktimi: Pasiguria ushqimore e matur nga ky tregues limitohet nga aksesi në ushqim e individëve apo familjarëve për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera. Ashpërsia e pasigurisë së ushqimit matet nga të dhënat që mblidhen nga moduli i anketës Shkalla e Eksperiencës së Pasigurisë së Ushqimit(FIES-SM) një set me tetë pyetje që i pyet të intervistuarit të raportojnë kushtet dhe eksperiencën e tyre lidhur me aksesin e kufizuar në ushqim. Për qëllime të ,monitorimit vjetor të SDF pyetjet bëhen në referencë të 12 muajve para anketës. Duke përdorur teknika statistikore të sofistikuara që bazohen në modelin e matjes RASCH informacioni i marrë në anketë përpunohet dhe konvertohet në sasior” shpjegohet në raport./Monitor/

 



4 Comments

  1. Ta shohe Ambasadori ne OKB , Ferit Hoxha qe merr 2 rroga per 2 vjet, vete dhe stafi 20 veta nga , me shtepi me qera maksimale dhe me nje buxhet miliona dollar ne mission duke bere qef me 2/3 e stafit qe i ka per qefe e turizem.

    Shkoni kontrolloni financat qe i ben nje ambasadori me nje financier/student

  2. Kthesa e tij e papritur ka nisur pas miratimit të ligjit për dosjet më 2015, kur befas në formularët e deklarimit të pasurisë ai firmos me Ilir Metaj

    Pra ne tani kemi dy formularë të tij, atë të vitit 2010 fjala vjen ku ai nënshkruan me Ilir Meta dhe atë të vitit 2016 ku ai firmos me Ilir Metaj, ndërkohë që në publik mban emrin Ilir Meta.

    Pra momenti i kthesës për të është viti kur miratohet ligji për dosjet

    1. Pasiguria per ushqim mos ka ardhur nga ligji per dosjet apo ndryshimi mbiemrit te metes,o trap i dreqit?
      Pse llap kot se koti,kujton se po ta var kush?
      Njerezit nuk kane çte hane,thote raporti,kjo ne vitet e fundit,ha pyke ti debil?
      Fol per temen,se shume per te thene,perndryshe mbylle tu mbyllte!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *