• |
ide | kryesore

Sherr në Dhërmi/ Babë e bir në kërkim pasi rrahën 3 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Babë e bir janë vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi kanë dhunuar tre pushues nga kryeqyteti. Burime nga policia bëjnë me dije se M. K., 57 vjeç dhe K. K., 30 vjeç (babë e bir) kanë rrahur shtetasit N. L., 31 vjeç, G. D., 40 vjeç dhe O. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa të lënduarit janë transportuar drejt spitalit të Traumës pas plagëve të marra.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 28-vjeçari dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit dhe nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërkohë, policia sqaron se është duke punuar për kapjen e autorëve.

 



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *