• |
ide | kryesore

U mbajtën 72 orë në Rinas/ Anti-terrori dëbon 2 iranianë nga Shqipëria

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



2 iranianë me shtetësi gjermane janë ndaluar nga drejtoria e anti-terrorit në policinë e shtetit të hynë në vendin tonë. Burime të lapsi.al thanë se Afshin Kalantari dhe Soltani Batool janë ndaluar në aeroportin e Rinasit ku kanë qëndruar prej 72 orësh.

Pas verifikimeve atyre u është kërkuar të kthehen mbrapsht në Gjermani. Të njëjtat burime thanë se 2 iranianët e kanë kundërshtuar vendimin e autoriteteve shqiptare për të mos hyrë në vendin tonë.

Shkak për ndalimin e hyrjes së tyre ishte se ata ishin ftuar nga një shoqatë e quajtur “ASILA” e krijuar për të ndihmuar iranianët që jetojnë në Shqipëri. Pjesë e kësaj shoqate janë ata që kanë dezertuar nga kampi MEK në Manzë të Durrësit.

Ky vendim i autoriteteve shqiptare vjen në vazhdën e hetimeve të nisura nga SPAK për një celulë spiunazhi të Iranit në vendin tonë.

Një tjetër zhvillim ka qenë anulimi i një samiti që do të mbahej në Manzë të Durrësit dhe një sulm kibernetik ndaj autoriteteve shqiptare për të cilën dyshohet se mund të fshihen hakera nga Irani. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Duket si ndalim i paligjshëm, heqje e lirsë dhe kthim mbrapa pa asnjë bazë ligjore. Këta të hedhin në gjygj policinë dhe ti marrin ca mijra euro për pare xhepi. Të dezertuarit nga kampi iranian për mendimin tim janë heronj, se ata në kamp janë si një sekt fetar i rrezikshëm.

    1. Eee, mir e ke ti po ku ka drejtesi ne kete bote..
      Mir na e ben Greku ne, qe tall bythen ne kufij me Shqiptaret e meritojme plotesisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *