• |
ide | kryesore

Vladimir Putin: Nuk mund të ketë fitues në luftë bërthamore

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti rus Vladimir Putini ka deklaruar sot se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe se një luftë e tillë kurrë nuk do të duhej të fillonte.

“Nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe për këtë një luftë e tillë kurrë nuk do të duhej të fillonte, dhe ne jemi për barazi dhe siguri individuale për të gjithë anëtarët e komunitetit botëror”, thuhet ndër tjera liderirus në një deklratë të publikuar nga Kremlini.

Këto komente vijnë në kohën kur Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se botën sot se “njerëzimi është vetëm një keqkuptim, një llogaritje e gabuar larg asgjësimit bërthamor”.

Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres dha një paralajmërim të tmerrshëm sa i përket takimit të nivelit të lartë për të rishikuar traktatin historik 50-vjeçar, që synon parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

Ai theksoi se lufta në Ukrainë dhe kërcënimi i armëve bërthamore në konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Azi, i bëjnë dy rajone të “shkojnë drejt katastrofës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *