• |
ide | kryesore

Aksidenti në Dibër/ Arrestohet 28 vjeçari që përplasi makinën me derën e gjykatës

-Instant, Lajme, Të fundit



28 vjeçari, i cili mbrëmjen e 1 gushtit shkaktoi aksidentin në oborrin e gjykatës së Dibrës, është arrestuar.  Mjeti tip ‘BMW’ i drejtuar nga Ferit Sula ka humbur kontrollin edhe është përplasur me rrethimin e gjykatës duke shqyer një pjesë të rrethimit me kangjella hekuri. Nga përplasja mbeti i plagosur edhe punonjësi i shërbimit që ndodhej në atë moment aty.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin F.S., 28 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar automjetin  tip ‘BMW’,  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti  ka dalë nga rruga duke shkaktuar dëme materiale në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe gjithashtu  aksidentoi jashtë rrezikut për jetën shtetasin G.D, 33 vjeç, punonjës i shërbimit të sigurisë private që ishte në shërbim”, informoi policia e Dibrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *