• |
ide | kryesore

Beyonce ndryshon tekstin e këngës pas kritikave të fansave

-Instant, Paparazzi, Slider



Ndërsa albumi i ri “Renaissance” i Beyoncé vazhdon të ngjitet në top lista, njëra këngë e albumit po modifikohet pasi disa fansa vunë në dyshim një pjesë të tekstit.
Fituesja e Grammy-t po ndryshon një rresht në një këngë të “Renaissance”, albumi i saj i parë solo në studio që nga viti 2016 , për shkak se teksti është kritikuar dhe quajtur ofendues nga fansat në rrjet.
Ndërsa ka pasur shumë reagime pozitive rreth publikimit të albumit, kënga “Heated” përmban fjalën “spaz” gjatë një vargu në të cilin Beyoncé këndon: “Spazzin’ on that ass, spazz on that ass”.
Për shumë njerëz në fushën e mjekësisë, “spastik” i referohet një paaftësie që e bën të vështirë për njerëzit të kontrollojnë muskujt e tyre, veçanërisht në krahët dhe këmbët.

Më 1 gusht, skuadra e Beyonce konfirmoi për “E! News” se teksti i këngës do të ndryshohet duke shkruar, “Fjala nuk është përdorur qëllimisht në mënyrë të dëmshme, do të zëvendësohet”.
Gjatë fundjavës, The Guardian publikoi një artikull në të cilin autorja Hannah Diviney reagoi kundër teksteve. “Angazhimi i Beyoncé për të treguar histori muzikore dhe vizualisht është i pashembullt, siç është fuqia e saj për t’i kushtuar vëmendje botës, betejave dhe përvojës së gjallë të të qenit një grua me ngjyrë”, shkroi ajo. “Por kjo nuk e justifikon përdorimin e gjuhës ofenduese.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *