• |
ide | kryesore

Gledis Nano përjashton nga policia komisarin që i mori jetën me skaf 7-vjeçares

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në plazhin e Potamit, ka reaguar menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ai ka vendosur të përjashtojë nga radhët e policisë, drejtuesin e gomones që përplasi për vdekje fëmijën 7 vjeç, Arjan Tase, i cili ka drejtuar më parë komisariatin e Himarës ndërsa aktualisht mbante postin e shefit të policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

Gjithashtu është pezulluar nga detyra kreu i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, ndërsa Nano ka dhënë urdhër për angazhim maksimal të të gjithë forcave të policisë për mbarëvajtjen e sigurisë në plazhet përgjatë vijës bregdetare të vendit.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Avdia, për humbjen e jetës së vajzës së tyre 7-vjeçare, e cila u godit nga një mjet lundrues. Për Policinë e Shtetit keqardhja dhe përgjegjësia për këtë ngjarje është e dyfishtë, përveç se në nivel institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, si prindër, si familjarë dhe si bashkëqytetarë të këtij vendi.

Ndërkohë, Nano ka përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili është arrestuar menjëherë pasi ka ndodhur ngjarja.

Oficeri i Policisë ndodhej me pushime në Himarë dhe duke drejtuar një mjet lundrues skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur vajzën 7-vjeçare të familjes Avdia, e cila për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.

Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, Drejtorin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj.

Njëkohësisht, Drejtor Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale, Departamentin për Kufirin dhe Migracionin dhe Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, për ngritjen e një grupi të posaçëm, për të verifikuar zbatimin e porosive të dhëna së fundi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për shtimin e masave të sigurisë në zonat bregdetare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shpreh mbështetje dhe inkurajon grupin hetimor të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, i cili nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

 



13 Comments

  1. I vetmi vend ku policet qe duhet te mbrojne njerezit dhe te luftojne krimin,bejne te kunderten,mbrojne krimin dhe vrasin njerez,ndonjehere me dashje,(Klodian Rasha),dhe here pa dashje,si ne rastin konkret.
    Se per te zhdepur ne dru sidomos protestues,nuk po e llogarsim.

    1. PO C’DESHE ER BAB KTU ! TI VJE PRI ANGLIE KALO FRANCEN SPANJEN ITALIN PORTUGALIN S’PO THEMI PER TURQI E GREQI E VJE ME KET VEN SHEJTONSH. QOFT E XHENETIT GOCA.

    2. Nje tmerr i vertete Albanistan. O zot na rruaj, jetojme ne kete vend kaq te qelbur, kaq te degraduar, kaq te kalbur. Te himb jeten femija, ne breg te detit, per qejf te saj o zottt nuk di ca te thuash. Kjo eshte e tmerrshmeee, ska fjale.
      Sot dhe drejtori i policise DUHET te jape doreheqjen. Te gjithe pa perjashtim.
      Plera qe nuk arrini dot te vini rregull.
      Te vije gomonia deri ne breg e te marr jete engjelli, nuk di por duhet uleritur.
      Zoti i dhente force familjes!

  2. Po ike moje mbeturina po tani dole dhe fole Kure u vra një vajze e Vogel se më pare nuke ju bije ndermend juve thotë:

    O Zot çfare bëhet në ate Shqiprie të (mallkume) një njeri i policise vret femijet në vend që ti mbjoe. Në shqiprie të gjith pushtetate dhe ishe pushtetatet sillen si egersira me njerzit e thjethet. Nuke pysin për njeri nuke pysin për ligje. Ha duhet vrare një Femi që ky drejtori të dale dhe flase për sigurine në plazhet Ku Jane vet policet që vrasin. O nëne o nëne se çfare Na gjetur neve

  3. E perjashton akoma pa u hetuar. Vetem ketu sic e emerojne dhe e perjashtojne. Pra mbi baze deshire dhe jo ligji. Qverisje patronazhistesh.

  4. Kjo eshte policia qe duam, dhe presim te na mbrojne keta leshko . Ai vend ka mbaruar , Rilindja po i jep shqelmin e fundit

  5. Funderrinat ne pushtet do ta gjejne justifikimin edhe kete here, sikurse lali plehu ne rastin e vdekjes se te riut Ardit Gjoklaj.
    Per keta kellira vdekja e femijeve largon vemendjen nga incineratoret, droga ne arkat e bananeve, PPP-te ne shendetesi, rruge, etj.

  6. Me ka cu nana me la gojen i thone kesaj. Ai krimineli perjashtoi veten, nuk kishte nevoje per Nanon. Ky te perjashtoje kriminelet e tjere qe kane mbushur policine sa nuk kane bere me shume dem

  7. Jep dorëheqjen dhe ti i përkëdheluri i amerikaneve.Te gjithë njësoj jeni.Jane bërë gjithë shefat e policisë me skafe.Me rrogë polici!!! Keqardhje e madhe për engjëllin e vogel.Prinderve zoti ju dhëntë forcë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *