• |
ide | kryesore

Kourtney dhe Megan ngacmojnë fansat me fotot provokuese: A duhet të hapim një Only Fans?

-Instant, Paparazzi, Slider



Megan Fox dhe Kourtney Kardashian janë sërish në qendër të vëmendjes. Dy bukuroshet kanë zhvilluar më herët një fotosension, që në fakt kanë ‘turbulluar’ fansat.
“A duhet të hapim një OnlyFans?” aktorja 36 vjeçe ka komentuar në foton e publikuar.

Një nga fotot, të realizuara nga Andrew Fitzsimons, shfaqte Kardashian, 43 vjeç, duke pozuar me Fox në një tualet. Vajzat ishin të veshura të dyja me të brendshme të zeza dhe nxorën gjuhën jashtë për fotot e tyre.
“Ne jemi shumë të lezetshme” komentoi Kardashian.
“Më pëlqen që Skims me të vërtetë e kupton atë që gratë duan të veshin dhe se ato duan të ndihen seksi, të sigurta dhe të fuqizuara”, tha Fox në një deklaratë për shtyp në atë kohë.

Siç është raportuar më parë nga Page Six, Kardashian dhe Barker, 46 vjeç, filluan të takoheshin në tetor 2020.
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker u martuan në tre ceremoni të ndryshme dhe të veçanta – por ai mesa duket dëshironte të zhvillonte ceremoni të shumta me yllin e “The Kardashians”.
PEOPLE ishin të parët që publikuan lajmin për marrëdhënien e Kourtney dhe Travis në janar 2021.
Kourtney dhe Travis zhvilluan një martesë në Las Vegas në prill përpara se të martoheshin ligjërisht në një gjykatë në Kaliforni. Më 22 maj, dyshja zhvilluan dasmën përrallore në Itali.
Kourtney që atëherë ka shtuar mbiemrin “Barker” në Instagram.




1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *