• |
ide | kryesore

Ndizen qirinj para kryeministrisë/ Kërkohet dorëheqja e Çuçit, Nanos dhe Kumbaros për 7-vjeçaren

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e sotme, qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë në formën e homazhit për 7-vjeçaren që humbi jetën ditën e sotme në Himarë pasi u godit me skaf nga oficeri i policisë, Arjan Tase.

Në një reagim për mediat, Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano si dhe Ministres së Turizmit, Mirela Kumbaros.

Reagimi i PD-së:

Në orën 20:00 qytetarët ndezën qirinj tek Kryministria si Homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e krimit shtetëror në Plazhet e Vdekjes.

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga nje punonjes me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

Hajdeni të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve, me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….

Të kërkojme shkarkimin ose…

Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!



14 Comments

  1. Popull telenovelash dhe kujash me oii. Njerez te pazhvilluar. Ska nevoje per dramatizime homerike, kshu raste ka plot ne bote. Gjykata te fus ne burg autorin e gjemes, e te ndalohet me ligj skafi e motorri ujit. Skemi arritur akoma evolumin e duhur si race per te merituar keto lukse ne. Turma barbare ne bulevard apo turmat barbare neper plazhe me motora 5 metra nga bregu e vertetojne kete.

    1. Po pse arritem ne kete derexhe o tui i partise? Te gjitha jane pasoje e pandeshkueshmerise dhe abuzimit me pushtetin nder vite o turi . Me sa shoh qenke patronazhist , por sot edhe patronazhistet duhet te jene ne nje ze me popullin sepse ata jane abuzuar me keq se kushdo nga palloshi . nese do shtet e atdhe dil ne shesh , nese do partine athere kendo siçke kenduar .

      1. Tqifshin patronazhistat tezen e hallen bashke o rrot kari qe shihni vetem armiq e patroniazhsta ne cdo cep. Mire ja u bejn politikanet ju

        1. Ti Turi gojendyri, kudo mund te ndodhin indidente te tilla, por jo kur skafin e nget nje komisar policie qe duhet te jete shembull dhe te zbatoje ligjin. Nese nuk je patronazhist, ke shume shanse per t´u bere i tille.

  2. DOREHEQJE
    DOREHEQJE
    DOREHEQJE
    dhe
    BURG
    BURG
    BURG
    per çdo shef komisariati e pushtetar qe ka abuzuar me shqiptaret

  3. Mjafton të drejtoheni në raftin e duhur ku keni të shkretin Filip Talo viktima e shokut të shkollës Ilir Meta! Aty do të gjeni si studenti i Ekonomikut, spiuni i dhjetorit, Ilir Meta pajisej nga Sigurimi i Shtetit me përgjues në trup për të marrë në qafë shokët e tij.Kur salih metaj vrau ne 21janar ju kurva malokesh shpellkare nuk ndezet Qirinj,ku ishit ju bythqira

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *