• |
ide | kryesore

Shefi i OKB, Antonio Guterres: Bota pranë luftës bërthamore

-Instant, Lajme, Planet



“Bota është vetëm një hap larg nga një luftë shkatërruese bërthamore”. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres teksa shtoi se aktualisht ne ndodhemi në një rrezik që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë.

“Ne kemi qenë jashtëzakonisht me fat deri më tani. Mes tensioneve globale në rritje, njerëzimi është vetëm një hap larg asgjësimit bërthamor. Tensionet ndërkombëtare po arrijnë  kulme të reja”, tha ai.

Paralajmërimet e zyrtarit të lartë të OKB-së erdhën në hapjen e një konference për vendet e nënshkruara në Traktatin e Mospërhapjes bërthamore.

Marrëveshja e vitit 1968 u prezantua pas krizës së raketave Kubane, një ngjarje që shpesh portretizohet si më e afërta që bota i ka ardhur ndonjëherë luftës bërthamore.

Traktati ishte krijuar për të ndaluar përhapjen e armëve bërthamore në më shumë vende dhe për të ndjekur qëllimin përfundimtar të çarmatimit të plotë bërthamor.

Pothuajse çdo komb në Tokë ka nënshkruar marrëveshjen. Mgjithatë India, Izraeli, Koreja e Veriut dhe Pakistani refuzojnë të nënshkruajnë këtë marrëveshje edhe pse këto vende janë  njohura ose të dyshuara për armë bërthamore.



1 Comment

  1. Krijimi ullzimi .masa rregulli funksioni .imuniteti(kufijt)jan nje vetrregullim vetpastrim universal per cdo demon thotë:

    Vertet njerzit kan te drejt te zgjellin dhe bejn cte duan .dhe eshte e garantuar qe asaj qe i sherbejn ate do gjejne.por ngrihen disa pyetje perderi sa kemi nje sens natyraliteti ndjeshmerije duam te miren drejten hakun sejcili per veten e vet dhe spranon padrejtesi ti behet ndersa tjerve ju ben padrejtesi tjereve dhe padrejtesija ndeshkohet me krijim ulle,zim.ligjet e krijimit i kemi aktive ne sistem te funksionit gjallesave permes mases imu nitetit instiktit etj.eshte me vend te thellohej cdo demon dhe bindet ti bej pyetje vetes .a ka cilesi dhe fuqi krijimi te krijoj zgjillje per egon e tije jo a eshte i pavdekshem jo.me keto dy mungesa eshte i tetyruar te bindet se ne ket bot ka rregulla asgje sesht kriju dhe nuk funksionon sipas interesit ton por sipas vullnetit te atije qe gjithcka krijoj qe domosdoshmerisht duhet takuptojm pranojm pershtatemi .ndryshe vetshkatrrimi ndeshkimi zhgemimi gjitheve na pret padrejtesija nuk triumfon o demon nuk ka asnje element te krijuar per te qe te triumfojn

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *