• |
ide | kryesore

Vrau bashkëjetuesen për shkaqe xhelozie, Ramiz Micit i jepet masa arrest me burg

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Ramiz Micin, i cili vrau bashkëjetuesen 2 ditë me parë. Gjatë seancës gjyqësore të ditës së sotme, avokati i Micit i caktuar nga shteti kërkoi analizimin e gjendjes se tij mendore. Kërkesa u refuzua nga gjykatësja Pajtime Fetahu dhe prokuror Xheljan Seferi.

Dy ditë më parë nga vrasja e ndodhur, Ramiz Mici i mori jetën bashkëjetueses për shkaqe xhelozie. Ata jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira. 37-vjeçarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë.  Mësohet se para pesë ditësh, kishte ndodhur një sherr mes tyre dhe 37-vjeçari e kishte dhunuar bashkëjetuesen. Viktima kishte kërkuar ndihmë në polici dhe ishte pajisur me urdhër-mbrojtje. Prej asaj dite, ata jetonin në të njëjtën shtëpi por me dhoma të ndara.

Ditën e vrasjes,  37-vjeçarja do të ikte nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër, edhe pse nuk mundi dot të largohej.



1 Comment

  1. psikopatet kane xhelozi

    lexoni mi shpellare se nuk jena mo nmesjet

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *