• |
ide | kryesore

AMP tregon si u vra 7-vjeçarja nga polici Arjan Tase

-Instant, Lajme, Të fundit



Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e punonjësit të policisë Arjan Tase pas vrasjes së 7-vjeçares gjatë ditës së djeshme në plazhin e Potamit në Himarë.

AMP shpjegon edhe rrethanat e ngjarjes së rëndë duke theksuar se Tase fillimisht ishte afruar me skaf pranë zonës së mbushur me pushues në kundërshtim me rregullat e lundrimit në det dhe gjatë momentit që ka tentuar të rikthejë skafin në ujë ka bërë disa manovra të rrezikshme duke goditur me pjesën e pasme të skafit 7-vjeçaren, e cila pësoi vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të marra.

AMP shprehet se e ka kategorizuar ngjarjen si “vrasje nga pakujdesia”, ndërkohë që kujdeset të tregojë se skafi i fuqishëm me 2 motorë nga 300 kuaj fuqi ishte me dokumente të rregullta, ndërkohë që mungon informacioni mbi pronësinë e tij dhe rrethanat e marrjes në përdorim nga Arjan Tase.

Njoftimi i plotë

arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë së Shtetit, A.T., me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprën penale “Vrasje e kryer nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal, në rrethanat e mëposhtme:

Në datën 02.08.2022, rreth orës 14:00, shtetasi A.T., i cili ishte me pushime në Himarë, ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.

Në vendin e quajtur plazhi i Potamit, në kundërshtim me rregullat e qarkullimit ujor, shtetasi A.T. ka futur mjetin lundrues në hapësirën ujore të përcaktuar për pushuesit. Kjo hapësirë ujore ka qenë e rrethuar me bova plastike, sipas përcaktimeve në aktet ligjore që normojnë këtë aktivitet.

Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, shtetasi A.T. ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur. Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit A.T., ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, shtetasen e mitur J.A., duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Pas veprimeve hetimore në vendngjarje, administrimin e provave që dokumentojnë fajësinë e shtetasit A.T. për veprën penale të “Vrasjes së kryer nga pakujdesia”, hetimet janë shtrirë edhe ndaj strukturave policore, të cilat në fushën e veprimtarisë që u ngarkon ligji, kanë përgjegjësinë për kontrollin dhe monitorimin e sigurimit të hapësirave ujore të rrethuar me bova për pushuesit. Gjithashtu grupi hetimor ka sekuestruar mjetit lundrues, i cili rezulton me dokumentacion të rregullt ligjor.

Nga veprimet proceduriale të kryera deri në këtë fazë, janë marrë në cilësinë e personave ndaj të cilëve zhvillohen hetime, drejtuesit e strukturave policore:

– Kryekomisar SH.H., me detyrë Drejtor i Drejtorisë dhe Migracionit në DVKM Vlorë;

– Komisar F.M. me detyrë Shef i Sektorit të Kufirit në DVKM Vlorë;

– Nënkomisar V.LL., me detyrë Shef i Komisarjatit të Policisë Himarë;

– Nënkomisar N.B., me detyrë Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi;

– Nënkomisar A.D., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Himarë.

Materialet proceduriale i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe grupi hetimor i AMP vijon hetimet për të dokumentuar me prova ligjore përgjegjësinë penale të punonjësve të Policisë, të sipërpërmendur.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

 



7 Comments

  1. Ne vend qe te zbardhin ngjarjen keta vetem genjejne dhe trillojne . E mbrojne njeri tjetrin deri ne marrezi , sepse te gjithe jane njesoj , te gjitha jane deri ne gryke me kurveri policeske . Shikoni kur te katandiset kokoshi nje thele .
    Jo beri manover jo nuk beri , po çdonte ai ne ate vend kur nuk lejohet? I kujt ishte skafi? i djalit te xhaxhait , kontrolloni djalin e xhaxhait te kesaj kurve dhe do shikoni se do jete ndonje zgjebs qe ska buke te haje .
    Ky vend duhet tund e duhet shkund qe te keqijat te marrin fund .

    1. Aty fle lepuri te pronesia ! Jo pp mos ishte I vjedhur,jo po mos ishte I falur! Po cfare shteti ka ndertuar ky derdimeni ?! Vrasje nga pakujdesia? Po lundronte ne nje zone qe nuk I lejohej ! Po sikur te kishte vrare edhe ndonje tjeter ,apo disa te tjere? Cfare do thoshit? Shoferi I pire dhe drejtuesi I mjetiit pa leje drejtimi jane kriminel sepse kane dal per te mare jeten e tjereve ! U prehte ne paqe vogelushja dhe ngushellime familjareve!

  2. Nuk ishte i droguar as i alkolizuar , nuk beri manovra te keqija sesi ndodhi as ne qe jemi ekspert nuk e kuptojme por nje gje dime ta themi , komisari nuk kishte faj fare .Ju o milet doni te perdhunosni punen tone shembullore por nuk keni per tja arrit qellimit tuaj te mbrapsh . Policia jone eshte shembullore ,
    Kush eshte kundra mendimit tim te kete turp , kush perkrah mendimin tim bravo i qofte .
    Me respekt palloshi juaj qe ka hyre ne vitin e dhjete te sundimit .

  3. po ju them se nuk kemi të bëjmë me një agjent të thjeshtë. Sali Berisha ka qenë një agjent kalibri, një superagjent pak a shumë, i ngjashëm me Kim Filbin, apo me Esat Toptanin. Një agjent i shumëfishtë. Spiunët kanë një huq, që, pasi firmosin njëherë diku, nuk dinë të tërhiqen, por zhyten thellë e më thellë.

    1. Nje kriminel rilindas ka vrare me gjakftohtesi nje femije te pafajshem ne breg te detit o kar njeri . Cfare lidhje ka kjo me ate qe ke shkruar ti o kaaaaaaaaar qe po te te kem ne dore nuk e di se cfare te bej.

  4. Ky “komisari” i emeruar nga vete Gledis Nano pasi ishte dhe eshte akoma i pandehur per favorizim te prodhimit te narkotikeve, nuk kishte leje drejtimi per skafin. Pra edhe 5 km nga bregu, atij nuk i lejohej perdorimi i mjetit.
    Levizte ne plazh e ne skaf i armatosur kunder cdo regulloreje.
    Gjykimi i tij, pasi u pezullua nga shef i komisariatit te Himares, per favorizim prodhimi narkotikesh nuk ka perfunduar. Nuk ka vendim pafajesie per te.
    E megjitheate “specialisti i antiterrorit” sot drejtor i pergjithshem i policise, e emeroi komisar ne Elbasan.
    Gjyqi eshte pezulluar per arresye se prokurori i ceshtjes, eshte arrestuar per trafik narkotikesh. Pra gjykimi duhet te vazhdoje me nje prokuror tjeter.
    AMP thote “nga pakujdesia”, se iu afrua bregut aty ku nuk lejohej, beri manovra te gabuara etj.
    Ky njeri duhej arrestuar per tentative vrasjeje qe nga momenti qe mori drejtimin e nje mjeti te fuqishem pa deshmi aftesie, pa patente. Te tjerat jane garnitura.
    Keshtu reagoi policia me genjeshtra e fshehje te fakteve edhe ne rastin e Klodianit apo te Elbasanit me Pjerin Xhuvanin. Keta jane kriminele qe veprojne ne bashkepunim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *