• |
ide | kryesore

Berisha: Rama flet vampirë politikë e mediatikë për të larë duart

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e Himarës ku humbi jetën një vajzë 7-vjeçare. Ish-kryeministri ishte në një takim në Vlorë ku u fol për rreziqet që i kanosen tirizmit shqiptar. Berisha u ktheu përgjigje edhe akuzave të Ramës që foli për vampirë politikë e mediatikë.

“Ndodhin ngjarje ndër më tragjiket. Buzë uji, se 7-vjeçarja nuk mund të shkojë thellë e bluan, skafi i komisarit. Nuk ndodh në botë kjo. Komisari skafin të paregjistruar.

E thoshte sot një qytetar shumë bukur: “Ky kryeministër na thotë të dënohet ai që e kreu”. Jo, ai të dënohet, por të dënohet edhe ai që e merr nga trafikant dhe e bën polic, nga polic e bën skafist, nga skafist e bën vrasës. A është kështu apo jo?

Pastaj, për të larë duart, thotë vampirët politikë dhe mediatikë. Bën fjalë për vampirë politikë dhe mediatikë që reagojnë. Si të mos reagojmë kur secili nga ne mund të kishte fëmijën, vajzën, djalin, mbesën në breg.

Si mund t’ia bluash fëmijën? Vampirë janë njerëzit pranë tij që ai i mbron, i mbështet. A nuk i mori jetën ambulanca Samuel Ndojit, 10-vjeçar, në Gjirokastër? Si na thanë për të? Na thanë se ajo po transportonte një grua shtatzënë me urgjencë.

Një gazetar trim doli aty dhe tha është gënjeshtër. Por merrte dhe çonte pasagjerë me lekë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë na mashtroi, ai mbulonte krimin. Kurse gazetari u bë dëshmitar i të vërtetës.

Ardit Gjoklaj, e murosën në plehra, ndërmarrje qeverie. Gazetari e nxori. Kush ishte vampir ai që po e fshihte apo ai që po thoshte të vërtetën?

Klodian Rashën e vranë tek dera e shtëpisë. Çfarë na thanë vampirët e Edi Ramës? A nuk na thanë që u gjet revolja në pellg? Doli që s’kishte asnjë lidhje. Media dhe qytetarët reaguan. Por ai habitet, si ka mundësi një reagim i tillë.

Këta kanë humbur çdo ndjeshmëri. Kanë humbur ndjeshmërinë njerëzore. Kur Samuelit i merrte jetën Samuelit me 100 km shpejtësi, Olta Xhaçka shprehte pikëllimin nga hotelet në Himarë, edhe pse ajo ishte një krizë nga më të mëdhatë që kishte vendi.

Ky ngrihet dhe thotë janë vampirë. Kjo është një goditje e madhe ndaj turizmit, ndaj asaj familje, ndaj vendit. Turizmi këtë vit për fatin më të keq dëshmoi një rënie të madhe me pasoja shumë serioze” – tha Berisha. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Sale, ke vra 4 veta daku. Ca do qe te thuash ste ngjit. Edhe i gjati vk doli po ty sal mrroklla te provuam kshu qe mos na rruj shum bollen gjysh

  2. Monstrat Midha Kazani, Kredhnik Spardhiu, Shejtan Hila, Frroq Qurrja, Spardhak Ngjala edhe te tjere ushonjza rrogtare. Keto jane plehra qe dhe me fatkeqen femije qe e vrane dhe e rivrane me shpjegimet e tyre idiote duan te bejne politike e te mbrojne shejtanin e tyre hajdut.

    Fare e keqe, Ju s’jeni Shqiptar, ashtu sic nuk jane Shqiptar patronazhistet.

  3. 400 të vdekur në vit ka Italia nga mbytjet apo aksidentet ujore; disa herë më shumë se Shqipëria e krahasuar për frymë popullsie, por askush nuk merr arkivolet të shkatërrojë vendin. Njeriu që la 3.700 të vdekur në mandatin e parë dhe një shtet të shkatërruar, nam i cili do të na shoqërojë edhe në 100 vitet që vijnë; njeriu që bashkë me familjen hodhi në erë 26 shqiptarë në Gërdec dhe vrau 4 veta në mes të bulevardit

  4. Rames ti vetem i ha mutin o malok i ndyre Vucidoli Ti dhjet gjak kur te del perpara Edi Rama se e di qe ta fut ne bythe sa here ti ngrefet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *