• |
ide | kryesore

Kapet me mbi 43 mijë euro në ‘Benz’, dyshohet se i përfitoi me aktiviteti kriminal

Arkiva



Një 21-vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e policisë, pasi në makinën e tij tip “Benz” janë gjetur 42.620 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale. Arrestimi dhe sekuestrimi i parave u bë si rezultat i finalizimit të operacionit policor të koduar “Stafeta”.
“Është arrestuar në flagrancë 21 vjeçari me inicialet M. P., banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonte, iu gjetën 43.620 euro, për të cilat 21-vjeçari nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete kriminale në shtetin italian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shuma e parave, së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *