• |
ide | kryesore

Kendall i jep fund aludimeve për ndarje nga Devin Booker

-Instant, Paparazzi, Slider



Kendall Jenner ndau një foto të ëmbël të saj dhe Devin Booker në Instagram Stories, duke u dhënë fund njëherë e mirë lajmeve të ndarjes.

Në foto, të dy shikonin larg, ndërsa ajo ishte ulur në prehrin e tij dhe pinte një birrë.

Çifti – i cili e nisi lidhjen në vitin 2020 – u nis për në Hawaii në korrik pasi rindezën romancën e tyre. Fansat syshqiponjë vunë re se Booker ishte bashkuar me Jenner dhe miqtë e saj gjatë pushimeve, kur ajo ndau një video ku ai mund të shihej në sfond.

Booker postoi gjithashtu disa fotografi në Hawaii, duke konfirmuar udhëtimin e tyre.

Në qershor, çifti u nda pas dy vitesh lidhje dhe një burim i tha Page Six se ata po zgjidhnin të fokusoheshin në karrierën e tyre.

Megjithatë, ndarja e tyre duket se nuk zgjati shumë pasi disa ditë më vonë ata u panë në Malibu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *