• |
ide | kryesore

Ky vend dreqi ku po rritim fëmijët

-Instant, Arkiva, Blog



Ishte vetëm 7 vjeç dhe humbi jetën… Nga të paktat herë kur në dreq zanati që kam të dridhen duart të shkruash një lajm. Më shkon në mendje që dhe vajza ime ka të njëjtën moshë. Në trup të shkojnë mornica. Mund të ishte vajza ime. Mund të ishte vajza jote. E të gjithëve ne që kemi vendosur të rrisim fëmijët në këtë m.. vendi.

Nuk ishte një aksident. Ishte një ngjarje e paralajmëruar. 2 herë të tjera vetëm në 2 muajt e fundit. Por askush nuk u mor seriozisht prej atyre që kanë detyrimin dhe paguhen për ta bërë një gjë të tillë. Ata u kujdesën vetëm të shpërndanin lajme se po punonin.

Ministri mbledh drejtorët. Drejtori mbledh drejtorët e tjerë. Urdhra. Fjalë të bukura. Angazhime. Një lajm në TV. Një tjetër drejtor që del para kamerave. Me pamje nga deti. Shifra. Në fakt në terren gjithçka vijon si më parë.

Skafe dhe gomone që fluturojnë mbi kokat e pushuesve. Një garë e çmendur e pak njerëzve kush të bëjë akrobacinë më të paparë në ujë. Kujt dreqin i duhet ky lloj sporti?

Por edhe nëse dikush paska të drejtën e kësaj kënaqësie, si ka mundësi që çdo vit ndodh e njëjta gjë dhe askush nuk nxjerr mësime? Askush nuk mban përgjegjësi. Sepse këtu askush nuk dënohet. Kush ka lekë, miq dhe lidhje me pushtetin ia hedh pa lagur.

Sepse asaj krijese të pafajshme me sytë e detit nuk ia mori jetën një ngjarje aksidentale, por arroganca. Është pikërisht arroganca e njerëzve të veshur me pushtet dhe para të cilët të qeshin në fytyrë nëse u përmend ligjin. Rregullat janë vetëm për të varfrit. Vetëm ata shkojnë në burg.

Dreq vendi ku po rrisim fëmijët.

Ta marrin nga duart kur shkon me pushime. Të përplasin kur kalon vijat e bardha. Nuk të japin mjekim kur shkon në spital nëse nuk “kollitesh” më parë. U ble barna kur sëmuren që një zot e di nga kanë ardhur dhe çfarë efektesh kanë. Dridhesh të mendosh që frutat dhe perimet që u vë çdo ditë në tavolinë janë të dendura me pesticide dhe hormone. Nuk mund ta imagjinosh se në ëmbëlsirën dhe akulloren që ai të është lutur t’ia marrësh ka vaj palme.

E dërgon në shkollë dhe përpara të del një mësues i ardhur nga shkolla e patronazhistëve të partisë. Se tashmë është turp që në 7 mars t’i bësh lule si dhuratë nëse nuk ka dhe një çantë apo zarf. Të dridhen këllqet kur dëgjon se në shkolla punojnë si mësues dhe roje ngacmues seksualë. Çmendesh të mendosh që djali yt ka lënë mësimin për të provuar një cigare hashash që e gjen kollaj në cepat e shkollave. Apo kur testi i maturës del më përpara në Facebook sesa u shpërndahet në klasa.

Por edhe nëse e mbaron një shkollë dhe merr një diplomë, për të futur fëmijën tënd në punë do shkosh sërish kokulur te patronazhsti i partisë. Ta shohësh në ditë të syrit me përulësi. Një tjetër zarf duhet ta kesh bërë gati gjithsesi.

Dreq vendi ku po rrisim fëmijët.

Është dita kur mendon se ke bërë gabimin më të madh në jetë që nuk ike edhe ti nga sytë këmbët jashtë vendit si komshiu yt. Kur mallkon vetën që nuk e provove një herë lotarinë amerikane. Dita kur thua pse nuk ia mbathe në Itali apo Gjermani ku edhe pse mund të laje pjata do ishe më i sigurt.

Ky nuk është më vend për të rritur fëmijët.

Jo sepse është i varfër. Jo se është i prapambetur. Jo sepse ligjet nuk janë të plota.

Ky vend ka vrarë shpresën.

©Facebook – Altin Janaqi



22 Comments

  1. Hartim shume i bukur. Me kujton hartimet e kohes se Enverit, te shkeputura nga realiteti ku cdo gje zmadhohet, zbukurohet apo shemtohet ne baze te parimimeve te Partise. Ne ate kohe femijet ne hartimet e tyre flisnim per ditet e bukur a pa nate, ndersa ky burre femije na flet per nete te erreta pa dite. Hartim shume i bukur.

    1. Meqe nuk ndjek parimet a Partise dhe mendon me koken tende, na thuaj ne cilin argument ky zoteria qe shkruan ka thene genjeshtra dhe ke shtremberuar realitetin???

      Nuk ka me keq se nje i verber qe nuk do te shikoje.

      1. nuk e di nese esht i verber po ha corben e partis ose me mir lepin kocken thuaj. Vec nje urim per te: ne koken tende neser ishalla!

        1. leji kurvat e fuges, shiko sa thjeshte e ka shprehur te gjithe shqetesimin njereyor te nje njeriu mese normal

          Ta marrin nga duart kur shkon me pushime. Të përplasin kur kalon vijat e bardha. Nuk të japin mjekim kur shkon në spital nëse nuk “kollitesh” më parë. U ble barna kur sëmuren që një zot e di nga kanë ardhur dhe çfarë efektesh kanë. Dridhesh të mendosh që frutat dhe perimet që u vë çdo ditë në tavolinë janë të dendura me pesticide dhe hormone. Nuk mund ta imagjinosh se në ëmbëlsirën dhe akulloren që ai të është lutur t’ia marrësh ka vaj palme.

          E dërgon në shkollë dhe përpara të del një mësues i ardhur nga shkolla e patronazhistëve të partisë. Se tashmë është turp që në 7 mars t’i bësh lule si dhuratë nëse nuk ka dhe një çantë apo zarf. Të dridhen këllqet kur dëgjon se në shkolla punojnë si mësues dhe roje ngacmues seksualë. Çmendesh të mendosh që djali yt ka lënë mësimin për të provuar një cigare hashash që e gjen kollaj në cepat e shkollave. Apo kur testi i maturës del më përpara në Facebook sesa u shpërndahet në klasa.

          situata e frikshme, tmerr

          dhe pergjegjes eshte Rama dhe ekipi i tij

    2. Hartim? Aspak. Perkundrazi, eshte nje shkrim plot te verteta, te pazmadhuara dhe ne fund te dites, ajo qe mendojme e themi pothuajse te gjithe ne kete vend, pervec nje pakice

      1. Awawa- vertet. Ky eshte me mendime bolshevike. Lexo me kujdes dhe kupto. Autori i shkrimit thote: “ Por edhe nëse e mbaron një shkollë dhe merr një diplomë, për të futur fëmijën tënd në punë do shkosh sërish kokulur te patronazhsti i partisë. Ta shohësh në ditë të syrit me përulësi. Një tjetër zarf duhet ta kesh bërë gati gjithsesi.” Ai e ka mendjen ta fusi femijet e vete ne pune shteti. Mendim tipik socialist. Puna e shtetit eshte rehat, nuk punohet dhe merr paret kot nga njohjet e babait.

        1. o bastard idiot 19:41, ti vet dmth e pohon qe ne punen ne shtet veprojn patronazhiste; ti nuk diskuton kete po diskuton pse nje me diplom mendon se mund te punoj edhe per administraten shteterore. ikni o idiot se nuk mbulohet dielli me shosh ju ka fut rama si minj ta mbroni po e vetmja gje qe beni esht ta vini ne pah regjimin. Kaq idiot e pa argument jan komentet tuaja sa ngjajn me spams e jashta asaj qe behet fjal.

          1. I paemër 05/08/2022 te 12:41 – mbajne veten. Nuk ke pse bertet. Nese ke dhimbje koke shko ne farmaci. Ato jane te hapura 24 ore. Po e them perseri se ne punen e shtetit punojme gjithe dembelat e botes. Ai qe ka mend dhe kurajo punon ne punen private. Eshte ky qe ka shkruar kete blog u perpoq qe ti gjeje pune djali te tij ne shtet dhe tani na eshte hilleruar.

    3. O janaq
      Te ishte se ikja nga vendi ishte ne doren tende dhe ti se bere, do kishe te drejte te mallkoje veten.
      Po ne plasem me llotarin amerikane mbi nje dekade dhe as qe behet llaf. Ka rob qe paten fat por sesht ashtu per te gjithe.
      Ku di une sa kollaj e paske ti ikjen ne Itali a Gjermani se une me sa di eshte ikje ne te zeze. Dakord me vize Shengen por 3 muaj eshte e shkreta.
      Nuk iken kollaj dot nga Shwiperia or babam po spate nje thes me para.
      Prinderit e mencur ketu punojne per ato para sa jane te rinj, qe te mund te nisin femijet ne kurbet pastaj. Nuk i mbajne ti rrisin ketu femijet.

  2. Pa harruar edhe te ndjeren qe vdiq te plazhi i Kalase ne Vlore, sepse dikush do merrte hak me automatik per nje fjale dhe qelloi nga rruga. Ne si popull kemi nje problem, harrojme shume shpejt dhe jemi te destinuar qe historia te na perseritet.

    1. rrine edhe ata qe skane mundesi per te ikur, ata qe kane dicka e nuk e lene dot, prona, biznese, prinder ne moshe te thyer, por te gjithe femijet jashte i cojne

    1. “Vendi yne eshte vendi me qeverine me te drejte ne bote,” tha Adi dhe i futi nje kafshate sufllaqe dhe u qetesua

  3. Nje shkrim perle , qe te fut dritherimat dhe trishtimin deri ne palce .

    P.S.
    Mos thuaj ” në këtë dreq vendi ” sepse nuk e kemi nga i Madhi Zot por nga koka jone . Prandaj me mire cilesoje siç e ke thene edhe ne fillim ” në këtë m.. vendi” .

  4. Po nuk ke permendur: femija sa hap sye ne mengjes shikon nga dritarja vetem beton. Kur del ne rruge degjon vetem ulerima makinash. I vetmi park eshte ai te liqeni, qe dhe ky po ngushtohet dita dites. Ku te luajne? Ah po eshte edhe ai te Tajvani. Per nje Tirane, dy parqe. Sa oborr kane shkollat? E kuptoni ne cfare mizerabiliteti po i rrisni? Tani vazhdoni bejini fresk te madhit se mos iu lendohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *