• |
ide | kryesore

Mashtrimi në WhatsApp/ Si të mbroheni nga hileja më e fundit

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Policia britanike ka dhënë alarmin se në rrjetet sociale ka nisur një mashtrim i ri nëpërmjet rrjetit WhatsApp që vetëm këtë vit ka zhvatur mbi 1.5 milionë paund.

Mashtruesit hiqen si një mik apo anëtar i familjes në nevojë duke u kërkuar para njerëzve të panjohur.

Zakonisht ata pretendojnë se janë një anëtar i familjes dhe zakonisht e fillojnë bisedën me fjalët: “Përshëndetje mama” ose “Përshëndetje babi”. Në këtë mënyrë prindërit mendojnë se po flasin me fëmijët e tyre.

 

Në raste të tjera përdorin justifikime sikur po dërgojnë mesazhe nga numri i një shoku ose një numër i ri telefoni ose sepse u ka humbur telefoni dhe tashmë kanë marrë një tjetër. Më pas kërkojnë para për të paguar një faturë.

“Nëse merrni një mesazh të tillë nga një mik ose anëtar i familjes, mos dërgoni para derisa të keni mundësinë t’i telefononi dhe të konfirmoni identitetin e tyre” – tha inspektori Craig Mullish nga policia e Londrës.

“NDALONI. MENDONI. TELEFONONI. Nëse një anëtar i familjes ose mik bën një kërkesë të pazakontë në WhatsApp, telefononi gjithmonë personin për të konfirmuar identitetin e tij.

Ju mund të raportoni mesazhe të padëshiruara ose të bllokoni brenda WhatsApp. Asnjëherë mos e ndani kodin e aktivizimit të llogarisë suaj (është kodi 6 shifror që merrni me SMS)” – janë disa nga këshillat e ekspertëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *