• |
ide | kryesore

Pas 6 muaj luftë, anija e parë me grurë nga Odessa arrin në Stamboll

-Instant, Lajme, Planet



Anija e ngarkuar me drithëra që u nis nga Odessa mëngjesin e 1 gushtit, mbërriti në Stamboll dhe është ankoruar në hyrje të Bosforit në Detin e Zi, lajmin e bëri të situr Ministria e Mbrojtjes e Ankarasë. Razoni, i cili mban 26,000 ton grurë, do të inspektohet sot në mëngjes përpara se të vazhdojë udhëtimin e tij për në Liban. Kjo është anija e parë që eksporton grurë ukrainas që nga fillimi i konfliktit me Rusinë.  Rusia ka bllokuar portet e Ukrainës që kur pushtoi në shkurt, duke intensifikuar mungesën globale të ushqimit.

Në fjalimin e tij mbrëmjen e së martën, presidenti Volodymyr Zelensky tha se dëshironte të shihte që eksportet e drithit të bëhen përsëri të rregullta.

“Qëllimi ynë tani është të kemi rregullsi: në mënyrë që kur një anije të largohet nga porti, të ketë edhe anije të tjera, si ato që ngarkojnë ashtu edhe ato që i afrohen portit,” tha ai.

Përveç lehtësimit të mungesës së ushqimit gjetkë, ai shpresonte se eksportet do të inkurajonin fermerët ukrainas të mbjellin fara për sezonin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *