• |
ide | kryesore

PD ka 5 pyetje për inceneratorët: Mega-aferë ku Rama është kapur duke ndarë paratë

-Instant, Lajme, Të fundit



Në një deklaratë për mediet, deputeti demokrat Belind Këlliçi ka akuzuar sërish qeverinë e Edi Ramës për aferën e inceneratorëve. Këlliçi thotë se kryeministri ështe kapur duke ndarë paratë me Agaçin, Ahmetajn, Veliajn, Zoton dhe Gugallen dhe ndaj nuk pranon që të ndalohen pagesat dhe as që drejtësia të sekuestrojë produktet e krimit. Deputeti shton se Rama dhe ministrja e Energjisë e Infrastukturës Belinda Balluku reaguan ditën e djeshme, pasi opozita denoncoi derdhjen në kontot e të kërkuarve Zoto e Gugallja të 1.4 miliard lekëve. Teksa ngre pesë pyetje për SPAK dhe kontratën Këlliçi pyet se pse SPAK nuk sekuestron produktin e veprimtarisë kriminale?

 

Deklarata e deputetit

Dyshja Rama-Balluku reagoi dje, pasi opozita denoncoi derdhjen në kontot e të kërkuarve Zoto e Gugallja të 1.4 miliard lekëve. Reagimi nuk u bë për transparencë, por për të hedhur gënjeshtrën e radhës mbi rrenat e marinuara gjatë. Ata thanë se, vërtetë u janë dërguar 1.4 milard lekë brenda ditës, POR nuk ishin ata… ishte Agjencia që ka marrë në administrim djegësat që i kërkoi Ministrisë së Energjetikës të bëjë pagesën.

Sipas Ballukut kontrata parashikon: “Në çdo kohë gjatë afatit të kësaj kontrate, AK është i detyruar, të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas aneksit “V” bashkëlidhur kësaj kontrate, dhe të mos i ndërpresë ato përveçse në rastet e parashikuara nga dispozitat 10.9 ‘Braktisja’ dhe 11 ‘Zgjidhja e kontratës së koncensionit’ të kësaj kontrate”. I themi Rama-Ballukut se Kodi penal i Shqipërisë nuk njeh asnjë kusht për konfiskimin e veprës së krimit. Por, kjo ndodh kur kontratën e harton dyshja Rama-Balluku për kompaninë e vetë, në të cilën ndajnë paratë dhe gënjejnë se u bënë 10 procedura brenda ditës! Kjo ndodh me kontratën Rama-Zoto, të firmosur në kundërshtim me ligjin dhe opinionin me shkrim të Agjensisë së Prokurimeve publike me procedurë të mbyllur. Kjo ndodh me kontratën të cilën Drejtoria Juridike nuk u lejua as të shohë, dhe jo më të komentonte apo, larg qoftë, të vendoste kushte veç atyre që donte Rama-Zoto! Kemi 5 pyetje te thjeshta sot:

  1. Pse SPAK nuk sekuestron produktin e veprimtarisë kriminale?
  2. Pse Ministria e Energjetikës nuk vepron me zgjidhjen e kontratës për mospërmbushje detyrimi… sepse nuk funksionon inceneratori (në kontratë duhet të ishte në punë qysh para 2 vitesh!)?
  3. Kush e hartoi kontratën me detyrim të pagesave të kësteve, pavarësisht fillimit apo vazhdimit të punimeve?!
  4. Me që Ministria e Energjetikës qenka e detyruar nga kontrata të vazhdojë me mbështetjen financiare, përse, po në bazë të kontratës, nuk e konsideron ‘kërkimin ndërkombëtar’ për dyshen Zoto-Gugallja si braktisje nga kontraktori?!
  5. Përse nuk e zgjidh kontratën me kontraktorin Ministria për mospërmbushje të kushteve thelbësore dhe mbivendosjen e veprave penale në këtë procedurë e kontratë?!

Këto jane pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shuuumë të vështira për drejtësinë e kapur nga Rama. Ne mendojmë se inceneratorët janë mega aferë ku Edi Rama është kapur duke ndarë paratë me Agaçin, Ahmetajn, Veliajn, Zoton dhe Gugallen, ndaj nuk pranon që të ndalohen pagesat dhe as që drejtësia të sekuestrojë produktet e krimit.

Po ju të dashur shqiptarë, si mendoni?



70 Comments

  1. Nuk ka nevoje me per fjale . te gjithe e dime se sa eshte vjedhur dhe se si eshte vjedhur . Palloshi nuk merr vesh me fjale , perkundrazi sfidon gjithe shqiptaret duke i kaluar eurot hajduteve ne kerkim por qe ne realitet eshte vete ai . Tani duhen vepra , duhet revolucion . Kur mbaron fjala fillon palla.

  2. po e gjetet dhe nje gje per te folur se kishit kohe si nuk foli nje gje te sakt nje ide per ta ber kete vend akoma me te mir po vetem flisni pa vepra

  3. ka kry pune kjo teme me kohe , ky kellci ska lidhje fr me politiken ska as goj me fol e me i kerku llogari rames, gjynaf qe merret me mendjen e nongratave

  4. Pd para se te bej pyetje per incernatoret te bej njeher pyetje kush i vrau njerzit ne shesh kush e shpretheu gerdecin se besoj se do i mati pergjigjet mga vet kryetari

  5. Jeni nje parti e cila doni vetem ta shihni vendin ne humje e te rrenuar se kshu ju mesoj ai kryetar kriminel qe keni

  6. ka kry pune kjo teme me kohe , ky kellci ska lidhje fr me politiken ska as goj me fol e me i kerku llogari rames, gjynaf qe merret me mendjen e nongratave

  7. O plera te pd vetem te akuzoni te tjeret dini ju. Po ju jeni te zhytur per vete pasi e keni vjedh kte popull pa piken e meshires

  8. aa sa debila ka kjo bote dhe me debilat kane rene te pd haahhaa ikni merrni valixhet dhe shkoni me pushime mos na beni shum zhurme

  9. po ju them se nuk kemi të bëjmë me një agjent të thjeshtë. Sali Berisha ka qenë një agjent kalibri, një superagjent pak a shumë, i ngjashëm me Kim Filbin, apo me Esat Toptanin. Një agjent i shumëfishtë. Spiunët kanë një huq, që, pasi firmosin njëherë diku, nuk dinë të tërhiqen, por zhyten thellë e më thellë.Ky kellici i kokalarit i ka pare apo ka fakte qe keta kane ndare parate bashke,shpellkaret po masturbohen me foton e rames

  10. Mendimi yne?
    Ç’mund te themi ne ne kohen kur hijenat jo vetem na vjedhin diten per diell,po na bejne edhe budallenj me zor.
    Pra edhe vidhemi,edhe poshterohemi.
    Perendimi ben sehir,duket nuk i kane mbaruar eksperimentet me ne,ju dukemi kavie te çuditshme,presin sa mund te duroje njeriu (shqiptari).
    Dhe mizat neveritese,patronazhistet,si gjithmone ne krye te detyres,sidomos keto dy dite.
    Permbledhja:duhet reagim,boll u qurravitem,aksion!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *