• |
ide | kryesore

Plagoset 33-vjeçari në Elbasan, policia shpall në kërkim autorin

-Instant, Lajme, Të fundit



Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen 28 nëntori në Elbasan. Mësohet se ka mbetur i plagosur 33-vjeçari Olsi Dervishi. Të plagosurit i është dhënë ndihma e parë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ndërkohë që policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për kapjen e tij.

Autori i plagosjes është shtetasi Qamil Hasa, i cili në momentin e ngjarjes dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Autori rezulton të jetë një person me precedent penal, për lëndë narkotike, i cili ka vuajtur dënimin në 2018.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një sherri për motive të dobëta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *