Aktorja e njohur, Gina Rodriguez do të bëhet nënë për herë të parë.
Lajmi u konfirmua nga vetë aktorja përmes një video në rrjetin social,Instagram.”Kjo ditëlindje është ndryshe.!
Postimi, i vendosur në melodinë e “You Are The Reason” të Calum Scott, tregon një montazh fotosh dhe videosh të Rodriguez dhe bashkëshortit të saj, aktorit Joe LoCicero, duke shijuar momentet e tyre më të veçanta. Kur videoja e shkurtër i afrohet fundit, aktorja mund të shihet e përlotur dhe duke mbajtur rezultatin e testit të shtatzënisë.
Në gusht 2018, aktorja konfirmoi se ishte fejuar me LoCicero. Ndërsa në premierën e filmit të saj, Smallfoot, ajo foli për fejesën.
“Jeta është e mirë. Dashuria është e mirë,” u shpreh Gina në atë kohë. “Ai goditi me unazën sepse është stili im. Kjo është gjithçka që ka rëndësi. Ai e di se çfarë më pëlqen mua dhe ai më dashuron.”/Lapsi.al