• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen dhe John Legend sërish në pritje të një fëmije

-Instant, Paparazzi, Slider



Chrissy Teigen dhe John Legend janë në pritje të një bebushi, gati dy vjet pasi pësuan humbjen e një fëmije kur Chrissy ishte 20-javëshe shtatzënë.

Teigen e bëri njoftimin në Instagram dje përmes disa fotove ku tregon barkun e rrumbullakosur, e veshur me të brendshme të tejdukshme.

“Vitet e fundit kanë qenë paksa një mjegull emocionesh, por gëzimi ka mbushur shtëpinë dhe zemrat tona përsëri,” -shkroi ajo. “1 miliard përpjekje më vonë kemi një tjetër rrugës. Çdo takim te mjeku i kam thënë vetes: “Ok nëse është i shëndetshëm sot, do ta njoftoj lajmin” por më pas marr frymë për të dëgjuar një rrahje zemre dhe vendos se jam ende shumë nervoze”.

Modelja e Sports Illustrated tha se ajo ende ndjen hezitim duke pasur parasysh humbjen e fëmijës së saj dhe Legend, Jack, në tetor 2020, por shpjegoi se po mundohet t’i kalojë ato emocione.

Në vjeshtën e vitit 2020, ndërsa Teigen ishte shtatzënë me Jack, tha se ajo duhej të shtrohej në spital dhe të merrte transfuzion gjaku pasi kishte përjetuar gjakderdhje të tepërt. Më pas njoftoi lajmin e dhimbshëm se Jack nuk ia kishte dalë. Më shumë se një vit më vonë, Teigen njoftoi se po i nënshtrohej fekondimit in vitro për të provuar të mbetej sërish shtatzënë. Ajo dhe Legend kanë edhe dy fëmijë të tjerë, vajzën 6-vjeçare Luna dhe djalin Miles, 4 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *