• |
ide | kryesore

Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dhunë në familje, dy të arrestuar në Pogradec

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy persona në Pogradec kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. T., 37 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në lagjen nr. 3, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu uniformat blu bëjnë me dije se bënë arrestimin e shtetasit R. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në fshatin Tushemisht, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj motrës së tij, shtetases L. K., 48 vjeçe, banuese në Pogradec.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në fshatin Tushemisht, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj motrës së tij, shtetases L. K., 48 vjeçe, banuese në Pogradec.”, thuhet në njoftim.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *