• |
ide | kryesore

Lumë kritikash për aktoren që portretizon Marilyn Monroe

-Instant, Paparazzi, Slider



Ana de Armas, aktorja që luan Marilyn Monroe në filmin “Blonde”, është pushtuar nga një lumë kritikash për theksin e saj. Shumë kritikë filmi, por edhe fansa kanë mendimin se De Armas nuk e portretizon si duhet aktoren.

Filmi biografik për Monroe është bazuar në romanin e Joyce Carol Oates dhe përshkruan rrugëtimin drejt famës së Monroe. “Blonde” do të publikohet nga Netflix, më 28 shtator.

Pas publikimit të trailerit, në fund të korrikut, disa vëzhgues thanë se mund të kuptonin lehtësisht theksin spanjoll të De Armas në interpretimin e saj të Monroe.

De Armas ka lindur në Kubë dhe ka aktruar në Spanjë përpara se të transferohej në Hollyëood. Në një intervistë për “Times” vitin e kaluar, De Armas foli për luftën për të përsosur theksin e Monroe, madje theksoi se iu deshën nëntë muaj stërvitje dialekti: “M’u deshën nëntë muaj stërvitje dhe praktikë dialektesh. Ishte një torturë e madhe, rraskapitëse”.

Ndërkohë, shumë aktorë të njohur, kolegë të De Armas, kanë dalë në mbrojtje të saj, madje edhe e kanë vlerësuar të jashtëzakonshëm interpretimin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *