• |
ide | kryesore

Sebastian Bear-McClard kërkon një mundësi të dytë me Emrata

-Instant, Paparazzi, Slider



Prej kohësh në media po qarkullon lajmi se modelja Emily Ratajkowski po kërkon divorcin nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard. Supermodelja, me sa duket, i konfirmoi thashethemet se Bear-McClard e kishte tradhtuar, pasi ka bërë “like” disa postime negative në Twitter të shkruara për bashkëshortin e saj. Tani, po raportohet se producenti po lutet për një tjetër shans nga Ratajkowski, por ajo nuk ka ndërmend ta falë.

“Sebastian po i lutet që t’i japë atij një shans tjetër,” tha për Page Six një burim i afërt me Ratajkowski-n. “Kjo nuk do të ndodhë, sepse ajo bëri gërmimet e saj dhe zbuloi edhe më shumë gjëra që ai ka bërë pas shpinës së saj.”

Thashethemet e ndarjes u përhapën në korrik kur Ratajkowski u pa në Nju-Jork pa unazën e saj të martesës, megjithëse Bear-McClard e mbante ende të tijën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *