• |
ide | kryesore

Tentoi të vriste babain me kosë, arrestohet 29-vjeçari në Cërrik

-Instant, Lajme, Të fundit
rinj

Një 29-vjeçar akuzohet për tentativë vrasjeje ndaj të atit në Cërrik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos. Shtetasi me iniciale B.Sh., që vuan nga probleme të shëndetit mendor, e ka dhunuar të atin 59-vjeçar dhe e ka goditur me kosë. Policia ka ndërhyrë në kohë, ndërkohë që i plagosuri është në spital, jashtë rrezikut për jetën.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, pasi kanë marrë njoftim ditën e djeshme, se në fshatin Klos, Cërrik, shtetasi B. Sh. po konfliktohej me babanë e tij, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte pasoja të rënda. Falë ndërhyrjes në kohë, shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin B. Sh., 29 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), i cili ka dhunuar fizikisht dhe ka goditur me mjet bujqësor (kosore) babanë e tij, shtetasin R. Sh., 56 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.