• |
ide | kryesore

Tragjedia e Potamit, prokuroria po rivlerëson akuzën ndaj Arjan Tases

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Vlorës ka caktuar ditën e premte më 5 gusht ora 10:30 për të zhvilluar seancën për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish shefit të komisariatit të Himarës Arjan Tase. Tase akuzohet për ngjarjen tragjike të 2 gushtit në plazhin e Potamit në Himarë, ku si pasojë e përplasjes me gomonen që drejtonte Tase, humbi jetën një vajzë 7-vjeçare. Për Arjan Tasen, deri më tani është bërë publike akuza e ngritur nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila e klasifikuar ngjarjen si një vrasje nga pakujdesia, e cila parashikon një dënim nga gjobë deri në 5 vite burg.

Burime pranë prokurorisë së Vlorës e cila ka marrë tashmë në dorë hetimet shprehen se në varësitë dëshmive, dinamikës së ngjarjes, pamjeve filmike si dhe natyrisht dëshmive të personave prezentë në vendngjarje si dhe vetë drejtuesit të gomones, Tase, nuk përjashtohet mundësia edhe të ndryshimit të akuzës. Kjo me argumentimin se pavarësisht faktit, që ish-punonjësi i policisë Tase nuk ka dëshiruar ardhjen e pasojës fatale ndaj 7-vjecares, provat flasin se ai është future me vetëdije të plotë në një zonë ku nuk duhej të qarkullonin mjete detare me motorë.

 



12 Comments

  1. Kane marre urdher nga palloshi . Meqenese populli nuk po “zbutet” atehere e akuzojme me rende dhe ata posht pushojne dhe ne prape vazhdojme avazin e vjeter te vjedhjes . Duhen prere koka te medha

  2. oh shyqyr që dikush i thirri mendjes…vrasje nga pakujdesia ose aksidentalisht është rasti kur njeriu i ka zbatuar rregullat dhe sërisht aksidenti ndodh. Ndërsa kur njeriu është i vetëdijshëm që po kryen gabim dhe sërisht e bën veprimin me pasojë vdekjen klasifikohet ndryshe akuza. Do të guxoja te thosha: vrasje me paramendim por më mirë t’ua lëmë prokurorëve ta ngrenë akuzën (nëse vërtet duan ta cojnë deri në fund këtë cështje)

    1. Për më tepër ky ka qënë shef komisariati në Himarë, nuk mund të thotë që nuk e dija se ku po shkoja.

  3. ….se mund t’ia bejne p.sh. edhe ‘lendim nga patronazhizmi’…. ose ‘patronazhizem me pasoje vdekjen’…..

    1. Me vjen keq për fëmijën e gjore
      E për ata prindër që kanë tmerrin me sy
      Po me sa kemi parë e dëgjuar nëpër televizione keta nga veriu e gjejnë vetë të drejtën.

  4. SA PER SY E FAQE SE PAS NJE VITI OSE ME SAKT 1 MUAJ PARA ZGJEDHJEVE VENDORE ESHTE I LIRE .NJEREZ TE TILLE I DUHEN PARTISE

  5. Ky eshte akt terrorist dhe jo vrasje nga pakujdesia. Ashtu si nje kamion hyn mes turmes te demtoje njerez edhe ky plere ka hyre ne ambient bregdetar te palejuar dhe ka kryer ne menyren me te papergjegjshme manovra te pakontrolluara qe kane sjelle vdekjen e nje engjelli por qe katastrofa mund te kishte permasa shume me te frikshme.

  6. Agjencia e mbikqyrjes policore e ka klasifikuar si vrasje nga pakujdesia….???? Nese eshte i vertete ky lajm ministri duhet te shkarkoje urgjentisht drejtuesin e agjencise dhe te gjithe stafin, minimalisht ate juridik. Kjo eshte e tmerrshme ! Klasifikimin dhe cilesimin e nje vepre penale e ben vetem organi i prokurorise dhe askush tjeter. Kjo agjenci maksimumi ka detyrim te referoje materialet ne prokurori, KAQ!
    O SHTET KU PO SHKONI KESHTU KENI RRESHKITUR FAREEEE

  7. Ktu do jemi dhe do e shofim te gjithe qe ky tipi nuk do beje me shum se 3-4 vite burg.
    Njerezit do dalin e do protestojne sot dhe neser do votojne perseri Rilindjen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *