• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje të reja nga gjyqi i Amber Heard dhe Johnny Depp

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi janë zbuluar më shumë detaje për  padinë e diskutueshme të Johnny Depp për shpifje kundër Amber Heard.

Dy muaj pasi Heard u shpall fajtore për cështjen e shpifjes, më shumë se gjashtë mijë faqe dokumente paragjyqësore u zbuluan dhe u bënë publike, duke hedhur dritë mbi çështjet që avokatët e të dyja palëve donin t’i përjashtonin nga juria. Midis dosjeve gjyqësore përfshinin akuza tronditëse nga Depp dhe Heard.

Në dokumentet gjyqësore të marra dhe të shqyrtuara nga The Daily Beast dhe New York Post, avokatët e Heard argumentuan që të ndalonin ekipin ligjor të aktorit që të paraqiste  “fotografitë nudo të Amber Heard” në prova për gjyqin televiziv, duke thënë se ishte “çështje personale të parëndësishme”. ” Gjëra të tjera që ata kërkuan të përjashtonin nga juria përfshinin një video nga një reality show ku shfaqej motra e Heard, Whitney Henriquez dhe një histori e “marrëdhënieve të tyre romantike të së kaluarës”.

Amber Heard akuzohet se ka punuar si “shoqëruese” përpara se të takonte Johnny Depp

Sipas dokumenteve të pavulosura, avokatët e aktores argumentuan gjithashtu për të përjashtuar “punën e saj si një kërcimtare ekzotike vite përpara se të takonte zotin Depp” nga gjyqi. Në dosje, avokatët pretenduan se ekipi ligjor i Depp po kërkonte ta prezantonte atë si provë “për të sugjeruar ose nënkuptuar në mënyrë joserioze dhe keqdashëse se zonja Heard ka qenë një eskort”, sipas The Daily Beast.

Avokatët e Amber Heard pretenduan se Johnny Depp vuante nga mosfunksionimi erektil

Avokatët e Heard pretenduan se Johnny vuante nga mosfunksionimi erektil dhe se “gjendje e tillë është absolutisht e rëndësishme për dhunën seksuale, duke përfshirë zemërimin e zotit Depp dhe përdorimin e një shishe për përdhunimin e Amber.”. Mirëpo,në gjyqin në Virxhinia, ai i mohoi akuzat për abuzim seksual.  E tmerrshme,qesharake,poshtëruese. Në mënyrë të paimagjinueshme brutale, mizore dhe e gjitha false.”/Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *