• |
ide | kryesore

“A ke frikë se do shpallesh non grata?”/ Meta: Histori nga kuzhina e Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ilir meta



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e cilëson Edi Ramën kryeministrin më të korruptuar dhe më të dështuar në historinë e Shqipërisë dhe sipas tij, e ka mbyllur prej kohësh kapitullin. Në një intervistë për MCN ai tha se nuk i interesojnë fare ministrat që heq dhe që vë z.Rama.

“Mendoj që z.Rama e ka mbyllur prej kohësh kapitullin e tij si kryeministër. I janë dhënë mundësi të jashtëzakonshme. Është më i dështuari në historinë e Shqipërisë.

Është kryeministri më i korruptuar në të gjitha raportet ndërkombëtare, në të gjitha krahasimet që bëhen. Është penguesi dhe vonuesi kryesor i procesit të integrimit evropian të Shqipërisë” – tha Meta.

I pyetur për spekulimet se edhe ai do të shpallet non grata nga SHBA, Meta tha këto se janë histori të kuzhinës propagandistike të Edi Ramës.

“Nuk merrem me këto çështje fare dhe ju e dini qëndrimin tim edhe kur është shpallur z.Berisha. Unë respektoj vendimin e çdo vendi kudo në botë dhe absolutisht që kjo s’ka asnjë lidhje me raportet e Ilir Metës, në radhë të parë me popullin e Shqipërisë, sepse mendoj që ky është raporti kryesor që më mban mua në politikë, por jo vetëm në politikë, por në të gjithë jetën time si atdhetar, qytetar, si patriot, dhe si njeri i lindur dhe i vendosur për t’i shërbyer gjithnjë vendit tim pavarësisht nga pozita ime.

Siç kam bërë gjithmonë, kështu do të bëj edhe në të ardhmen. Sa i përket raporteve ndërkombëtare, unë kam qenë në krye të çdo përpjekjeje për integrimin evropian të Shqipërisë dhe askush s’ka bërë më shumë si politikan në 30 vjet, në mënyrë koherente, për të ndihmuar këtë proces, se sa Ilir Meta.

Në të ardhmen do të plotësojmë çdo detyrim që kemi në raport me BE-në. Kam qenë që në fillimet e mia, edhe kur PS ishte kundër pranimit në NATO, për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Dhe ne do të plotësojmë të gjitha detyrimet që kemi ndaj NATO-s në të ardhmen. Të gjitha këto të tjerat janë histori të kuzhinës propagandistike të Edi Ramës”, – deklaroi Meta.



9 Comments

  1. Me 130 km/h/ Infermierja kalon me të kuqe dhe përplaset me makinat, vdesin 5 persona,shpellkare shikoni foton qe shoqeron lajmin te kuptoni kush jane spiunet agjent salih metaj

    1. E di që po na pëlqejnë këta “spiunët agjent” tani !!?? Kanë kuptuar dhe ndryshuar. Çfarë ke tjetër për të thënë ?

    2. Me kto maskaralliqe qe ka bere e ben, do jete shume e shpejte dita kur Ramen do ta varin prej kembesh si musolini mu ne mes te sheshit te shemtuar qe ndertoi gjate megakorrupsionit qe beri.

      1. Gjylja – nuk eshte koha per te dhene mendime ti. Shko pi lacet dhe futja nje cope gjumi. Dhe pastaj shiko endrat me Mussolini dhe Rama. Ne ender behesh dhe trim, mbase dhe mbret

  2. eshte ceshtje kohe shpallja non grata e spiunit te sigurimit Do kete po. te njejtin fund si dordoleci i vucidolit

  3. Kuzhina? Bodrumi bodrumi betonit, aty krijohen te gjithe skenaret dhe pazaret. Si te filmi Parasite. Ve bast se te bunkeri Rames (sidomos poshte fare) ka gjona interesante.

    Me zorr po pres qe Meta dhe Sala t’ja u nguli.

  4. Kjo është një praktikë që Berisha e ka përdorur në vitin 1991 kur rrëmbyen katër arkivolë dhe rrëzuan shtetin. Që nga ajo ditë Policia nuk e mori më veten.

    E kanë bërë në 98-ën kur me arkivolin e Azem Hajdarit sulmuan dyert e Kryeministrisë; e kanë bërë sa herë ndonjë kriminel vritej në përpjekje me forcat e rendit duke e shpallur hero të PD Si te dalesh nga bytha komuniste e agjentit spiun salih metaj do te pelqejne o Miri i malokut shpellkar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *