• |
ide | kryesore

‘A keni biseduar me Metën për “planin” e opozitës në shtator?’/ Berisha: Do të bashkërendojmë aksionin

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për planin e opozitës në muajin shtator ku theksoi se përveç Ilir Metës do të bashkëpunojë me çdo forcë tjetër politike dhe me shoqërinë civile. Sipas Berishës, Ilir Meta është një opozitar i vërtetë dhe do të bashkëpunojë me të. Deri më tani sipas Berishës nuk janë ulur në tavolinë me Ilir Metën, por do të bashkërendojnë në çdo veprim.

“Një opozitar i vërtetë e ka të qartë si drita e diellit që afera e inceneratorëve është objektivi kryesor. Meta është një opozitar i vërtetë. Është 4-5 miliardë porti i Durrësit por prapë dokumentat në përputhje me kreun e akuzat janë për inceneratorëve. Por SPAKu është bërë skrap dhe tani duhet reagimi i qytetarëve. Do të bashkëpunojmë cdo veprim me Ilir Metën dhe partinë e tij, madje edhe me partitë e tjera dhe shoqërinë civile. Ne jemi të hapur, ne duhet të bëjmë përgjegjës Edi Ramën për vjedhjen e 420 milionë eurove. Bugalo dhe Zoto janë ortakët e Edi Ramës, që është një hajdut i tmerrshëm pasi është kapur me vjedhje në dorë përballë shqiptarëve. Skenari është protestë qytetare civile me të gjitha mjtete në rastë nevoje për mosbindje civile në këtë limit mbetet kryengritja paqësore”, tha Sali Berisha.

 



8 Comments

  1. Lini mënjanë përçarjet që ju kan marr më qaf dhe koordinohuni me Meten. Vetëm të bashkuar doktor do arrini t’i mposhtni të kuqtë.

    Vetëm shihni mbrapa për të nxjerrë mësime nga gabimet e së shkuarës.

    1. Hahahah. Sali tallu me idiotet.
      Po pse kaq vjet, nuk keni bashkepunuar ju.
      Per qorra na di? Apo kujton se jan vitet 90 akaoma. Dhe nuk kuptonim shume gjera.
      Po kukullat tuaja luli me monen.
      Kush i drejtonte????
      Apo ishin te pavarur ata.
      Dhe per dreq ata iken. Dhe per cudi vini ju. Vjen e reja, ndryshimi i shume pritur.
      Ca qorra do ti kapni, se gjithmon do ket budallenj. Po deri aty shkon teatri juaj.

  2. Kishte thene nje dite floriana ish krahu djathe i berishes , saliu nuk eshte me ai qe ka qene , as berisdha 1,2,3 por versioni me i mire i ketyre te 3 ve , sa komike qe jane te gjithe si nevojtore

  3. Raporti i DASH “masakron” Berishën, i kujton sulmin ndaj selisë së PD dhe vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *