• |
ide | kryesore

Aktori i njohur rrëfen incidentin gjatë xhirimeve të “Bullet Train”

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i njohur, Aaron Taylor-Johnson ka zbuluarsë fundmi incidentin e ndodhur gjatë xhirimeve të filmit ‘Bullet Train’.

Gjatë një interviste për Variety, aktosoi një dëmtim gjatë skenës së luftimit e cila bëri që atij ti binin të fikët.

“Ne ishim në një sekuencë përleshjeje dhe më përplasën në murë ku vrava dorën. Menjëherë pas kësaj më ranë të fikët. Kur u zgjova thashë: “A duhet të xhirojmë përsëri?” dhe ata ishin si “Jo, . Duhet të shkosh të bësh qepje në spital.” Kështu që më pas e kalova natën në spital”, u shpreh Johnson.

Bullet Train drejtohet nga David Leitch, një profesionist i marifeteve i cili më parë ka drejtuar Atomic Blonde dhe Deadpool 2.

Bashkëylli i Pitt dhe Taylor-Johnson nga filmi, Brian Tyree Henry gjithashtu tregoi për PEOPLE sesi kasti u argëtua gjatë realizimit të filmit gjatë karantinës.

“Ishte shumë e mahnitshme sepse ndihem sikur ky është një kapitull tjetër në jetën e Brad-it, ku ai me të vërtetë është duke pushuar dhe gati për t’u argëtuar. Kjo ishte në mes të pandemisë kur gjërat ishin të turbullta dhe ne nuk e dinim se çfarë po bënim duke lënë shtëpinë tonë për të bërë prodhimin,” shtoi ai. “Të gjithë u bëmë një familje dhe i besuam atij”.

Bullet Train është në kinema të premten./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *