• |
ide | kryesore

Aktorja e njohur zbulon detaje nga romanca me Johnny Depp

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi janë zbuluar të tjera detaje nga dëshmia e ish partneres së Johnny Depp,Ellen Barkin gjatë gjyqit për shpifje kundër Amber Hear.

Në dokumentet e gjykatës të punlikuara nga Daily Mail, Barkin ka folur më shumë për romancën e saj me Johnny duke zbuluar se ai i jepte drogë gjatë momenteve intime.  Aktorja u shpreh gjithashtu se kishte “gjithmonë një atmosferë dhune rreth tij” dhe “thjesht shumë bërtitje”. Megjithatë, ajo shtoi se aktori  ishte “i dashur” dhe “dukej si dikush që kujdesej për njerëzit përreth tij”.

Depp – i cili tha disa herë nën betim se nuk ka goditur kurrë asnjë grua, fitoi çështjen e shpifjes kundër ish-bashkëshortes Amber Heard dhe iu dha më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim.

Juria zbuloi se Heard shpifi për tënë artikullin e saj të vitit 2018 për dhunën në familje, megjithëse ajo nuk e përmendime emër në artikull. Por, Amber fitoi  fitoi një nga pretendimet e saj kundër padive për shpifje, duke i dhënë 2 milionë dollarë dëmshpërblim. Ata të dy tani po apelojnë vendimet.

Një tjetër nga ish-të dashurat e famshme të Depp që dëshmoi gjatë gjyqit ishte supermodelja britanike Kate Moss, e cila hodhi poshtë aludimet se ai e kishte shtyrë atënga shkallët . Muajin e kaluar, Moss shpjegoi pse u shfaq për të dëshmuar për Depp.

“Unë e di të vërtetën për Johnny. E di që ai kurrë nuk më rrëzoi nga shkallët. Më duhej ta thosha këtë të vërtetë,” deklaroi modelja në një intervistë me Desert Island Discs të BBC Radio 4./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *