• |
ide | kryesore

Anulohet bashkëpunimi mes Era Istrefit dhe Mozzik

-Instant, Paparazzi, Slider



Mesa duket kënga e Mozzik dhe Era Istrefit nuk do të publikohet. Dyshja kanë anuluar bashkëpunimin e tyre.

Çfarë ndodhi mes tyre? Pse u mor ky vendim i papritur?

Mozzik ka postuar pak momente më parë një ‘story’ në Instagram ku shkruan se projekti me Era Istrefin anulohet. Më tej, ai u kërkon falje të gjithëve për pritjen

“Projekti me Era Istrefin anulohet. Ju kërkoj falje të gjithëve për pritjen. Shihemi shumë shpejt me projekte të reja”.

Nga ana tjetër, artistja Era Istrefi nuk ka bërë asnjë reagim

Fansat mezi po prisnin këngën e dyshes por këngëtarët morën vendimin e papritur.

Kujtojmë që Mozzik ka prishur marrëdhënie dhe me Noizy-n, ku bashkëpunimi i tyre është fshirë nga “Youtube”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *