• |
ide | kryesore

Berisha nxjerr SMS-në e policit: Skafi i Potamit përdorej për trafik droge

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka publikuar denoncimin sipas tij të një oficeri policie që i shkruan se skafi i policit Arjan Tase që vrau 7-vjeçaren në Himarë përdorej nga vëllezërit Habilaj dhe Geron Xhafa për trafik droge.


Sipas denoncuesit, skafi i Tases është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshëm) dhe jo mjet lundrimi për shërbime turistike…!


“Përshëndetje Doktor! Uroj të jeni mirë me shëndet familjarisht. Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy motorra të fuqishëm që aksidentoi 7-vjeçaren në Potam.

Motogomonja (Skafi) me dy motorra i përket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi për Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himarë…!

Motogomonja (Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke transportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është tërhequr nga Deti dhe është dërguar me një automjet të mbyllur në një servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj.

Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshëm) dhe jo mjet lundrimi për shërbime turistike…!” – thuhet në SMS-në e publikuar nga Berisha. ©LAPSI.al

17 Comments

      1. Un nuk jam simpatizant i doktorit, por ju rilindasit ja keni qi robt qeverisjes.
        Tani un nga doktori, qe eshte non grada, nuk pres te vij ne pushtet edhe te tregohet tolerant edhe te bej presion per fshirje njolle, qe ka probabilitet, por pres qe tja qij robt te gjithe rilindasve se i djegur qe i djegur eshte..
        Nese e ben e merr edhe bekimin tim

    1. GJIGANT, turra me dru eshte gati, eshte bere sa Mali i Dajtit nga zullumet, thjesht pritet nje shkendije e vetme per t’i vene flaken, per te djegur me zjarr Ferri, kete KOLERE, kete viris vdekjeprures, DIKTATUREN SOROSIANE, nga vampiri i pare tek me i fundit, KAQ

  1. Me 130 km/h/ Infermierja kalon me të kuqe dhe përplaset me makinat, vdesin 5 persona,agjenti spiun salih metaj ka organizuar 80 lekshat e enveri,bem baba te ngjaje

      1. Kjo është një praktikë që Berisha e ka përdorur në vitin 1991 kur rrëmbyen katër arkivolë dhe rrëzuan shtetin. Që nga ajo ditë Policia nuk e mori më veten.

        E kanë bërë në 98-ën kur me arkivolin e Azem Hajdarit sulmuan dyert e Kryeministrisë; e kanë bërë sa herë ndonjë kriminel vritej në përpjekje me forcat e rendit duke e shpallur hero të PD

    1. GJIGANT, turra me dru eshte gati, eshte bere sa Mali i Dajtit nga zullumet, thjesht pritet nje shkendije e vetme per t’i vene flaken, per te djegur me zjarr Ferri, kete KOLERE, kete viris vdekjeprures, DIKTATUREN SOROSIANE, nga vampiri i pare tek me i fundit, KAQ

      1. POPULLI – ke 10 vjete qe perserit te njejten gje. Akoma ste kane liruar nga cmendina e Elbasanit? Vazhdo recitoje te njejten parrulle dhe per 10 vjet te tjera.

  2. Faleminderit doktor për këtë informacion zbulues që nuk na habit fare. Ai stan atë bulmet ka.

    Tani o burra të bashkuar në një front e gjith opozita kundër kriminelëve komunisto-satanik që kan vjedhur pushtetin. Po i djeg toka nën këmbë.

  3. Cfare ka thene dr dhe nuk ka dale por sufllaqexhinjt paska dale ne pune dhe dite pushimi kjo tregon qe jane ne krize .
    Bravo 150 % sufllaqja sot sipas vkm se Palikarit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.