• |
ide | kryesore

“Burri më tha merr policinë”/ Një tjetër dëshmitare flet për tragjedinë në Himarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një pushuese ka dhënë dëshminë e saj para prokurorëve për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia.

Në dosjen e prokurorisë së Vlorës është dhe dëshmia e një pushueseje me iniciale S.M., e cila thotë se ishin shqetësuar për praninë e skafit që para se të ndodhte vrasja e vajzës së mitur.

Ajo u ka thënë hetuesve se bashkëshorti i kishte thënë të lajmëronte policinë për ta larguar skafin, por sapo kishte dalë nga uji ka ndodhur dhe ngjarja tragjike.

“Rreth orës 14:00 isha në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnim nga uji. Pamë se pas nesh ndodhej një skaf që po rrotullohej dhe gjendej në afërsi të bregut.

Bashkëshorti më kërkoi që të lajmëroja policinë për të larguar skafin dhe ndërkohë që do dilja nga uji, dëgjova njerëzit që po bërtisnin.

Kur ktheva kokën pashë skafin e ngritur në mënyrë vertikale dhe pastaj situata doli nga kontrolli.

Më pas pashë goditjen që i ndodhi vajzës së vogël nga skafi dhe babai i vajzës bërtiste që të ndalonte”, – ka thënë dëshmitarja. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *