• |
ide | kryesore

Kanye West akuzon Adidas për kopjim

-Instant, Paparazzi, Slider

Kanye West ka shpërthyer së fundmi ndaj kompanisë , Adidas e cila merret me prodhimin dhe shpërndarjen për markën e tij miliardë dollarëshe Yeezy.


Përmes një bisede me ‘Complex’, reperi deklaroi se Adidas  nuk kërkoi kontributin e tij përpara se të krijonte ngjarjen vjetore të blerjeve.


“Adidas e krijoi idenë e Yeezy Day pa miratimin tim,” filloi West, përpara se të pretendonte se marka gjithashtu “riktheu stilet më të vjetra”,”vodhi ngjyrat dhe stilet e tij” dhe punësoi një menaxher të përgjithshëm , të gjitha pa dijeninë apo pëlqimin e reperit.

Kanye pohoi gjithashtu se Adidas “ngadalësoi prodhimin” në partneritetin e tij në Yeezy Gap me Balenciaga, duke e penguar atë që të nxirrte në treg  këpucë si pjesë e bashkëpunimit.

 

West më pas vazhdoi të fliste për partneritetin me Balenciaga dhe Gap, duke thënë se Adidas ngadalësoi prodhimin e atleteve që ai dhe drejtoresha kreative e Balenciaga, Demna Gvasalia krijuan pavarësisht se këpucët nuk shkelnin kontratën e tij me kompaninë. “Kontrata ime thotë se mund të bëj këpucë casual”, deklaroi artisti./Lapsi.al


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.