• |
ide | kryesore

Mbajti peng 30-vjeçaren për një javë në Durrës, lihet në burg Marius Musaku

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



32-vjeçari nga Lushnja që akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë dhe kanosje serioze ndaj një gruaje të re në Durrës u la në burg nga Gjykata. Nëna 30-vjeçare e dy fëmijëve të mitur u denoncua si e humbur më 25 korrik nga familjarët, pasi nuk u kthye në banesë pas përfundimit të orarit të punës. Një javë më pas, ajo dhe 32-vjeçari u gjetën në një godinë në Spitallë të Durrësit ku dyshohet se Musaku e ka mbajtur forcërisht, pas refuzimit të saj për bashkëjetesë.

Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura dhe në përfundim të saj, u deklarua se gjyqtari Petraq Curri vendosi ”arrest në burg” ndaj Musakut. Ai akuzohet për kryerjen disa veprave penale, “Heqja e paligjshme e lirisë”, ”Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë”, si dhe ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”. Përveç këtyre, prokuroria ka ngritur edhe akuzën e ”Dhunës në familje”, të parashikuar nga neni  130/a/2 i Kodit Penal.

Në polici Musaku ka deklaruar se ka pasur njohje dhe pëlqim reciprok me të renë, por është kundërshtuar prej saj bashkëjetesa që ai i ka kërkuar. Pas kundërshtimit të saj, ai e ka mbajtur pa dëshirë në banesën e Spitallës, duke e kërcënuar, sipas deklarimeve të saj, me jetën e bashkëshortit dhe dy fëmijëve në rast se nuk do të pranonte të jetonin bashkë. Nga hetimet e para rezulton se Musaku, person me precedentë penale në marrëdhënien me ish-bashkëshorten e tij, e ka mashtruar dhe joshur 30-vjeçaren dhe pasi kanë shkuar në banesë i ka kërkuar që të bashkëjetojnë.



3 Comments

  1. lexoni femra mesjetare shqiptare

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

    1. Me ka bere pershtypje (pozitive) qe ne cdo lajm te ngjashem, ti ua sugjeron kete liber femrave. E para eshte per tu vleresuar shqetesimi dhe keshilla jote per ato femra, E dyta shpresoj mos te kesh pasur nje histori te keqe personale,dhe ngaqe je djegur vete do ti shpetosh te tjerat. E treta do t’quaja si nje avokate e vertete te femrave ty (dhe jo ato pseudo feministet si Zhaklina qe u ben thirrje vajzave te vogla qe te futen ne gare se kush e humb virgjerimin me pare se perndryshe nuk jane moderne), por ama dhe kjo menyra si sot iu drejtove femrave (femra mesjetare), nuk eshte e duhur. Ne raste te tjera mund te kete pak faj dhe femra nganaiviteti, por ne kete rast duket qe ky krimineli Marius Musaku (nxirrjani dhe fytyren qe te shpetojne femra te tjera nga ai) e ka rrembyer,pra i gjithe faji eshte tek ky dhe jo tek ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *