• |
ide | kryesore

Me anije nga Shqipëria në Itali, 25-vjeçarja arrestohet për trafik droge sapo zbret në port

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçare nga Umbertide, përfundoi në “Arrest shtëpie” për trafik droge, pasi mbërriti nga Shqipëria në Itali dhe zbriti në portin e Ankonës me anije. Ajo ishte nën hetim së bashku me bashkëshortin dhe 4 persona të tjerë. 25-vjeçarja u përball me policët  e komisariatit Città di Castello së bashku me stafin e Skuadrës Lëvizëse të Drejtorisë së Policisë së Ankonës.

Falë informacioneve të marra nga hetuesit, ajo është gjurmuar mëngjesin e djeshëm, 4 gusht 2022 në portin e Ankonës ku mbërriti me një anije nga Shqipëria. Kundër burrit të saj është lëshua një urdhër-arresti europian, pas të cilit 26-vjeçari u ekstradua më 28 korrik në Itali dhe përfundoi në qelitë e burgut të Capanne-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *