• |
ide | kryesore

Mediat britanike: Krim i tmerrshëm në plazhin shqiptar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat britanike i kanë bërë jehonë tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u vra nga gomonia e drejtuar nga komisari i policisë Arjan Tase.

Kjo për shkak se familja Avdia jetonte në lagjen Barking të Londrës dhe ndodheshin në Shqipëri vetëm për pushime.

“Daily Mail” ka publikuar fotot dhe videot që qarkullojnë në rrjetet sociale të momenteve pas tragjedisë kur babai është përballur me policin. Një tjetër moment që i bëhet jehonë është edhe si Tase u përball me zemërimin e pushuesve që ndodheshin të pranishëm.

“Isha duke u larë së bashku me vajzën time pranë bregut, pashë një varkë të bardhë me dy persona në bord. Varka u parkua në plazh pranë një hoteli dhe pashë një vajzë të zbriste prej andej.

Ai erdhi në drejtimin tonë dhe erdhi me shpejtësi djallëzore dhe më ndau mua dhe vajzën. U zhyta poshtë në ujë dhe anija goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e prerë të gjithën.

Pashë që automjeti u largua, por më pas varkatari u kthye, ndaloi varkën dhe doli në breg” – citohet edhe dëshmia e babait të vajzës nga “Daily Mail”.

Ndërsa “The Sun” nënvizon se ky është aksidenti i tretë i raportuar me skafe në bregdetin shqiptar këtë verë.

Gazeta përmend se muajin e kaluar një çift u dërgua në spital pasi u godit nga një skaf në Jalë, ndërsa dy ditë më vonë një tjetër fëmijë 7-vjeçar u dërgua me urgjencë në urgjencë pas një aksidenti skafi.

Ndërsa “The Mirror” tha se i ka kërkuar një koment për këtë çështje edhe ministrisë së jashtme britanike. ©LAPSI.al

foto galeri foto galeri

foto galeri



8 Comments

  1. Komentet e turisteve te huaj neper portale te ndryshne shprehin çudine per standatet cope cope te sigurise rrugore sidomos ne tirane. Ata vene ne dukje papergjeshmerine e drejtuesve te automjeteve dhe institucioneve shteterore. Njeri prej tyre u tregonte bashkombasve te tij se nuk ja u merr mendja si ngasin automjetet ne shqiperi. Duhet te shofesh mire majtas dhe djathtas biles dhe siper se nuk i dihet nga te vjen mjeti si ne rastet kur je kembesor si edhe me mjet. Ai shton se nese sdo kisha qene vet atje nuk do e besoja dhe do thoja qe eshte thjesht nje fantazi e shfrenuar ajo qe po degjoj.

  2. Super man eshte duke ardhur !!!Super kalbesirat kane filluar te futen me tunelet e Surrelit!!! thotë:

    Kurse ministrin e brendeshem i del ne mbrojte Prostituta e perbashket Delina Fico pa Breke Kjo prostion me kryeministrin Edi qe eshte super i droguar njekohesisht me Bledar Shurren!!!Keto Horra dhe kurva qe drejtojne Vendin jane nje fyerje e rende !!!!Mero Baze nje felliqesire qe i mbron me artikujt e tij kete qeveri Droge dhe Hajdute nuk mbulon dot Diellin qe Po lind!!

  3. Me 130 km/h/ Infermierja kalon me të kuqe dhe përplaset me makinat, vdesin 5 persona,vetem per vitin 2021 ne britani ne vijen bregdetare kane ndodhur 867 aksidente nga keto 42 me vdekje,por une nuk kam pare politikane te opozites te akuzonin boris xhonson si vrases,ketu per bythen e dyshes soiune te salih metaj shpellkaret e salihut protestijne

    1. Mos kanë ndodhur gjë në zonën e plazhit këto aksidente në Britani ?! Nëse po, sa vetëm në atë zonë? Si dhe jep edhe numrin e aksidenteve të tilla për frymë popullsie.

  4. “E verteta vonon, por nuk harron”-thote populli. Shtypi britanik nuk e trajton ngjarjen e Potamit si dicka qe “ndodh kudo”, sepse pas saj eshte Shteti dhe ofiqare gangstere.

    Artikujt e paguar nga Shqiperia per reklamen e turizmit dhe pushimeve te bukura ne kete vend, nuk kane me vlere askund, sepse realitetin e tregojne ngjarjet, pervec pershtypjeve te atyre qe kane nje pervoje ne Shqiperi, sidomos ne jug te saj.

    Shprehjet se “ishte si ne Ameriken Latine e Tajlande”, te cilat jepen mes rrjeteve sociale ne Europe, nuk jane vleresim, por edhe paralajmerim per ata qe duan pushime ekzotike dhe marrin parasysh rrezikun per jeten.

    Kjo nuk eshte strategjia drejt turizmit elitar, por atij te botes se trete.

  5. Kjo është një praktikë që Berisha e ka përdorur në vitin 1991 kur rrëmbyen katër arkivolë dhe rrëzuan shtetin. Që nga ajo ditë Policia nuk e mori më veten.

    E kanë bërë në 98-ën kur me arkivolin e Azem Hajdarit sulmuan dyert e Kryeministrisë; e kanë bërë sa herë ndonjë kriminel vritej në përpjekje me forcat e rendit duke e shpallur hero të PD O Miri qe te pelqejne spiunet salih metaj llogarite per fryme beji vete o shpellkar malok

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *