• |
ide | kryesore

“Ndalo se e vrave”/ I afërmi i Jonadës rrëfen tmerrin para prokurorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë të dhimbshme deklaratat që kanë dhënë në dosjen e prokurorisë personat që panë vrasjen e vogëlushes Jonada Avdia mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë. Në dosjen që lapsi.al e ka siguruar është edhe dëshmia e Emiliano Zeqirllarrit, i afërm i familjes Avdia që ka rrëfyer ngjarjen.

“Rreth mesditës, Bledar Avdia bashkë me vajzën Jonida po laheshin e breg te detit dhe në një moment pashë ardhjen e një mjeti lundrues të madh me disa persona në bord.

Në kohën që mjeti lundrues ka marrë njerëz në breg dhe është futur përsëri në det goditi vajzën me helikat e motorëve.

Bledari dhe njerëzit që ishin në breg të detit kanë filluar bërtasin: “Ndalo se e vrave”. Mjeti lundrues ka vijuar të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Në këtë moment hyra në det dhe e kam nxjerrë të miturën pa shenjë jete” – thotë ai. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *