• |
ide | kryesore

Noizy: Nuk dua ta mbyll karrierën pa një këngë me Elvanën

-Instant, F1, Paparazzi



Në një intervistë ekskluzive për “Pushime On Top” në Top Channel, Noizy trgoi nëse ka menduar ndonjëherë të realizojë ndonjë bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe ai është përgjigjur pa u menduar dy herë.

“Kemi folur me Elvanën. Noizy i dikurshëm, i 2008-ës, e ka bërë një këngë që quhet “Jena mbretër” edhe është përmendur pak Elvana aty, të cilën e kemi diskutuar dhe i kam thënë që ka qenë thjesht një këngë. Ajo këngë tashmë është himn i çdo diskoje. Unë kam gjithë ato vite karrierë dhe atë këngë akoma duhet ta këndoj. Do doja shumë të mos e kisha përmendur, sepse është një vajzë shumë e mirë, vajzë fantastike”,- tha Noizy duke lënë të kuptohet se hatërmbetjet mes tyre tashmë nuk ekzistojnë.

“Mund të keni një bashkëpunim?”, ishte pyetja e menjëhershme e Orit.

“Po, e kemi diskutuar. Nuk dua ta mbyll karrierën pa pasur një këngë me Elvanën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *