• |
ide | kryesore

‘Nuk ka indeksuar pagat nga viti 2017’/ Meta: Do i çojmë në Gjykatën Kushtetuese

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë me gazetarët, ka denoncuar mosindeksimin e pagave për mijëra punonjës të administratës që është një detyrim ligjor. Meta u shpreh se me nisjen e sesionit të ri parlamentar, deputetët e Shtëpisë së Lirisë do të kërkojnë indeksimin e pagave, dhe në rast se qeveria nuk reflekton ata do ti drejtohen gjykatës kushtetuese.

Ish-presidenti tha se 2/3 e shqiptarëve jetojnë në kufirin e varfërisë.

“2/3 e popullsisë sot jetojnë në kufirin ose më poshtë kufirit të varfërisë, 5.5 dollarë në ditë. Që nga viti 2017 ku shpirtzi nuk ka indeksuar paga, që e ka dhe detyrim kushtetues, ne për këtë do të marrin dhe iniciativë në Kuvend, për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të tyre.  Në rast se kjo nuk ndodh ne do ti drejtohemi gjykatës Kushtetuese dhe atyre europiane.

Ata që janë në kërkim paguhen akoma, për shkak se është shteti ortak me ta”, u shpreh Meta gjatë fjalës së tij.



3 Comments

  1. Ilir lëre “gjykatën kushtetuese” apo “kuvendin e ri”, etj …. ato janë institucione të dështuara dhe të kapura. Forcën e ka vetëm një popull në rrugë.

    Mos harro se kuvendi i sotëm është ilegal, i krijuar me vjedhje votash dhe dhunë. Duhen zgjedhje të reja dhe një kuvend i ri me individë të pastër. Kriminelët e kuq nuk duhet të prekin më pushtet me dorë, por vetëm dënim dhe konfiskim pasurie bëjn derman.

    1. Shume sakt Miri . protesta masive pa mbarim dhe nese palloshi nuk merr vesh dhe nese eshte e domosdoshme te behet revolucion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *