• |
ide | kryesore

Prishet miqësia e këngëtarëve, shkak Donald Trump

-Instant, Paparazzi, Slider



John Legend ka deklaruar së fundmi se nuk është më mik me Kanye West pas pjesëmarrjes së tij  në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020 dhe mbështetjes që ai ofroi për ish-presidentin, Donald Trump.

Gjatë një interviste për podkastin “The Axe Files”, Legend u shpreh se ato debatuan për kandidimin e West për president dhe mbështetjen ndaj Donald Trump.

“Ai ishte i mërzitur që unë nuk e mbështeta kandidimin e tij për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Mendoj se u bë e tepërt për ne që të mbajmë miqësinë tonë, sinqerisht”, tha artisti.

John mbështeti  Presidentin Joe Biden dhe Zëvendës Presidenten Kamala Harris gjatë zgjedhjeve presidenciale 2020, duke folur publikisht dhe duke performuar në koncertin e tyre inaugurues.

Edhe pse këngëtari shprehshpesh  pikëpamjet e tij politike, ai nuk sheh një karrierë politike në të ardhmen e tij.

“Nuk dua të kandidoj për post.Ndjehem sikur jam në gjendje të kem një ndikim të madh përmes punës që bëj dhe më pëlqen mënyra se si po e bëj tani”, deklaroi John./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *