• |
ide | kryesore

Prostitucion në qendrën e masazhit në Tiranë, arrestohen 3 vajza

-Instant, Lajme, Të fundit



Një rast tjetër i shfryrëzimit të prostitucionit është zbuluar në një qendër masazhesh në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë. Policia e kryeqytetit thotë se ka vënë në pranga 2 menaxheret e qendrës së masazhit, dhe një prej punonjëseve që ushtronte prostitucion, ndërkohë që ka shpallur në kërkim pronarin. Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të operacionit “Location” u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve M. H., 27 vjeç dhe B. K., 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, menaxhere në një qendër masazhesh, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”; S. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, punonjëse në qendrën e masazheve, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 47 vjeç, pronari i qendrës së masazheve, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

 

 



3 Comments

  1. po lereni te legalizohet dhe te tatohet se me mire dhe ne kontroll do jete . seks behet ne cdo zyre shteterore apo biznese private , ne hotele , motele e plazhe . ketu ska dem dhe antistres eshte . kapni kriminelet , hajdutet , vrasesit e rrugve dhe deteve , hajdutet e inceneratorve ……..etj

    1. Nese seksi sipas teje behet ne cdo zyre shteterore apo private, kjo eshte dicka e degjenruar dhe nuk duhet peomovuar.

  2. Bo.su mbarokan kurvat në këtë vend
    Janë fëmijët e njerëzve të rinj që krijoi
    Partia.
    Në të semes shkofshin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *