• |
ide | kryesore

TikTok, së shpejti me një shërbim transmetimi muzikor

-Instant, F1, Stil



TikTok së shpejti do lancojë një shërbim transmetimi muzikor, sipas dokumentave të paraqitura në Shtetet e Bashkuara.

Kompania mëmë e aplikacionit viral të videove, ByteDance, paraqiti një markë tregtare për “TikTok Music”, i cili mund të shkarkohet në celular dhe përdoruesit mund të “blejnë, luajnë, ndajnë, shkarkojnë muzikë, këngë dhe albume”.

TikTok Music gjithashtu mund t’i lejojë përdoruesit të “transmetojnë drejtpërdrejt audio dhe video”,aftësinë për të “redaktuar dhe ngarkuar fotografi si kopertina për këngët” dhe “të komentojnë rreth këngëve”, raporton Insider.

Marka e parë tregtare e TikTok Music u depozitua në Australi në nëntor, përpara SHBA-së gjashtë muaj më vonë.

Industria e muzikës është ende duke iu përshtatur hyrjes së TikTok në treg.Aplikacioni ka qenë përgjegjës për disa nga hitet më të mëdha të viteve  të fundit – si dhe për rikthimin e interesit për këngët e vjetra.

Gjithashtu , shtëpitë diskografike  gjithnjë e më shumë punësojnë influencues  për të përdorur muzikën e tyre ose për të punuar për to./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *