• |
ide | kryesore

VIDEO/ Policia britanike në alarm nga banda e 4 vajzave që grabisin supermarkete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia britanike është vënë në kërkim të një bande vajzash “të pacipa” që vodhën brioshë dhe qindra paund cigare nga një supermarket në East Sussex.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar vajzat duke ardhur vërdallë dyqanit. Në momentin që njëra prej tyre të përballet me një anëtar të stafit, të katërta largohen me shpejtësi.

Dy nga të rejat u panë duke shkuar pas banakut dhe duke rrëmbyer mallra të kufizuara për moshën ku përfshiheshin karta gërvishtëse lotarie, më pas kalojnë në raftin e cigareve ku kanë marrë disa pako.

Një tjetër mori një grumbull me brioshë, shishe me pije freskuese dhe ushqime të tjera.

Të katërta tashmë janë në kërkim nga policia që tha se ngjarja ndodhi rreth orës 19:25 më 18 korrik. Forcat e rendit po kërkojnë ndihmë nga publiku për të identifikuar vajzat.

Oficerët gjithashtu besojnë se grupi mund të jetë i përfshirë edhe në vjedhjen e një tjetër dyqani në West Sussex më 14 qershor në orën 17:45.

Atë herë ishin vetëm 2 vajza që u panë duke hyrë në dyqan dhe pasi morën sende nga raftet u larguan pa paguar. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Ca lesh lajmi esht ky..ne cdo media sot si me komande esht ky lajm!!!! Kujt i behet vone se ca vodhen keto briosh apo cokollata

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *