• |
ide | kryesore

Vodhën pensionet e qytetarëve, arrestohen dy punonjësve të postës

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy punonjës të postës në Divjakë janë vënë në prangat e policisë, pasi kanë vjedhur pensionet e qytetarëve duke shpërdoruar detyrën. Bëhet fjalë për një shumë prej 270 mijë lekësh të rinj. Mësohet se në Divjakë, gjatë operacionit të koduar “Post office” u arrestuan shtetasit Gëzim Murrizi dhe Endri Llazi.
“U bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, i shtetasve:  E. Ll., 25 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë përgjegjës i Zyrës Postare Divjakë; G. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë punonjës shërbimesh në Zyrën Postare Divjakë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë vjedhur 270.000 lekë të rinj nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës.” , njoftoi policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *