• |
ide | kryesore

Vrau me skaf 7-vjeçaren, Arjan Tase mbërrin në gjykatën e Vlorës

-Instant, Lajme, Të fundit



Ish-shefi i Komisariatit të Himarës Arjan Tase, i cili duke dhënë shfaqje ne bregun e plazhit të Potamit vrau me skaf një të mitur 7-vjeçare, ka mbërritur në gjykatën e Vlorës. Prokuroria e Vlorës pritet të ashpërsojë akuzën që do të rëndojë ndaj Arjan Tases. Fillimisht AMP ngriti akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” gjë që mund të dënohet edhe me gjobë, ndërsa prokuroria mund të ngrejë akuzën e “vrasjes me dashje”. Me akuzën e re të ngritur, Tase rrezikon nga 10-20 vite burg. Ashpërsimi i akuzës së ngritur ndaj ish-shefit të policisë, vjen pas verifikimit të pamjeve filmike në vendngjarje dhe dëshmive të pushuesve. Grupi hetimor ka konkluduar se Arjan Tase ka patur mundësi për të parandaluar aksidentin fatal në një zonë të dedikuar për pushuesit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht në Plazhin e Potamit. E mitura po lahej në det kur u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *