• |
ide | kryesore

DW: BE konfirmon takimin Kurti-Vuҫiҫ në Bruksel

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiç pritet të takohen në Bruksel më datën 18 gusht. Këtë e konfirmoi vetë kryediplomati europian, i ngarkuari i Bashkimit Evropian për politikën e Jashtme  dhe të Sigurisë, Josep Borrell. Në një postim në Twitter, ai shkroi se “takimi është ftuar për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”. “Po ftoj presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiçdhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi Borrell.


Ftesa vjen pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës për shkak të vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë, pasi qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë në dokumente të udhëtimit dhe targa të automjeteve. Pas përshkallëzimit të situatës, Qeveria e Kosovës me kërkesë të Josep BorreKosovë: Shtyhet për një muaj vendimi për reciprocitet me Serbinëll që u mbështet edhe nga SHBA-së, shtyu zbatimin e vendimeve për reciprocitet me një muaj.


Stano: Dialogu zgjidh mosmarrëveshjet

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje palëve që mënyra më e mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet janë negociatat. “BE-ja ka qenë dhe mbetet në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë për të qetësuar tensionet, në koordinim të ngushtë me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në”, tha Peter Stano. Sipas tij, “gjithë të përfshirët duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet”.

Sipas Stanos, mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut dhe negociatave. “Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Fokusi duhet të kthehet te normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është thelbësor për rrugët e tyre përkatëse të integrimit evropian”, u shpreh Peter Stano.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe

E njëra ndër problematika e pazgjidhura është ajo e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ende nuk është konfirmuar nëse ҫështja e Asociacionit do të diskutohet në takimin Kurti-Vuҫiq më 18 gusht, por modalitete të Asociacionit mund të diskutohen, ka paralajmëruar i ngarkuari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Megjithatë ai tha se “krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Escobar tha se qëndrimi i SHBA-së është që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se duhet të ketë diskutim për çështjen e Asociacionit, që të mos bjerë ndesh me ligjet.

Escobar: Asociacioni jo në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Escobar është shprehur se e kemi qenë të qartë se palët janë pajtuar më herët për Asociacionin, prandaj duhet të diskutohet. “Megjithatë Asociacioni nuk duhet të ndërhyjë, nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk duhet të krijojë probleme në funksionalitetin e Kosovës dhe nuk duhet të jetë shtet brenda një shteti”, deklaroi Gabriel Escobar. Sipas tij, ka modele të shumta evropiane, ku minoritetet mund të mbrojnë trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhën amtare, por pa shkelur kornizën kushtetuese të vendit ku jetojnë.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, marrëveshje kjo e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013, parasheh që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Kosovë të banuara me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë. Prishtina zyrtare këtë Asociacion e cilëson një-etnik, ndërkaq Serbia insiston në krijimin e tij.

1 Comment

  1. Asosacioni sic e donin serbet, vdiq qe kur Albini, VV, dhe simpatizantet e VV, filluan luften pa kompromis dhe pa u dorezu, per moslejimin e krijimit te ketij kanceri, por dje me 5 gusht u certifikua vdekja e kesaj krijese ,edhe nga amerikanet (e kush pyet per Borrellat e Lajcaket). Kur hidhej gaz ne parlament nuk hidhej per te ardh ne pushtet VV,as per interesa personale, por per te mos lene krijimin e Zajednices. Kur protestohej ne nje dimer te acarte dhe kur policet e Thacit dhe Isa Mustafes,ushtronin dhune ndaj demonstruesve, nuk behej se ata demonstrues kishin qef te rriheshin, burgoseshin, e vriteshin(sic u vra Astrit Dehari) por sepse duhej bere cdo sakrifice per te ndalu Zajednicen. Sot fale gjithe atyre sakrificave, ndarja e veriut u stopua, Zajednica vdiq, Open Ballkan vdiq. Te vazhdohet me betejat e radhes. Te perfundoje ky dialogu i ketyre Borrelo-Lajcakave, sa me shpejte ne menyre qe te futemi ne OKB/NATO. Duhet te mbaroje gjate kesaj administrate, se ku dihet ben vaki qe ne administraten e ardhshme mund te jete pjese dhe lobuesi serb Grenell,keshtu qe te shfrytezohet momenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.